Unë jam Siera Deshishku, regjisore e dokumentarit "1 Dhome" dhe pjesë e Projektit Maat që nga viti 2015, një projekt që synon të ndihmojë familjet që jetojnë në varfëri.
Janë bërë 4 muaj që jam thellësisht e përkushtuar në këtë projekt. M’kanë thënë se me kalimin e kohës bëhet më e lehtë të merresh me një temë të tillë, por nuk u bë asnjëherë.
Është një gjë të dëgjosh për varfëri, e krejt tjetër ta shohësh me sytë e tu se si jetojnë njerëzit tonë.
Ju lutem, ndihmoni këto familje që treguan aq shumë sinqeritet dhe ndjeshmëri në intervista. Sado që dikush ka nevojë për ndihmë, është shumë e vështirë ta pranojë dhe ta kërkojë atë.
Kontributi juaj do të përdoret për t’u siguruar atyre ndihmë themelore, si pako ushqimore, mbështetje për qira apo ngrohje, veshmbathje dhe produkte higjienike.
Shumica e këtyre familjeve jetojnë në kushte të rënda, pa të ardhura të qëndrueshme dhe me mungesë të aksesit në ndihmë sociale.
Nëse mundeni, kontriboni. Nëse jo, shpërndajeni.
Çdo gjë ndihmon.
I’m Siera Deshishku, the director of the documentary "1 Room" and a member of Project Maat since 2015, an project dedicated to helping families living in poverty.
It’s been four months of deep commitment to this project. I was told that working with such a heavy topic becomes easier with time, but it never did.
It’s one thing to hear about poverty, and something else entirely to see with your own eyes how our people are living.
Please, help these families who showed so much sincerity and vulnerability during the interviews. As much as someone might need help, it’s incredibly difficult to accept it, let alone ask for it.
Your contribution will be used to provide them with essential aid, such as food parcels, support for rent or heating, clothing, and hygiene products.
Most of these families live in harsh conditions, without stable income and with limited access to social support.
If you can, contribute. If not, share it.
Every little bit helps.


