Skip to content

What they care about

I am a devoted parent known for integrity and strength. Today my mission is to support Ansel's healing journey where love and unity can make miracles possible.

    Gjergj Vlashi është një personalitet i spikatur i kulturës dhe artit shqiptar. Emri i tij zë vend të merituar mes njerëzve të shquar të Durrësit tremijëvjeçar, bashkë me shenjtorë e profesorë, perandorë e shkencëtarë, patriotë, fisnikë, arkeologë, muzikantë dhe piktorë. Gjergj Vlashi u lind në Durrës me 13 korrik 1928, Djali i madh i bashkëshortëve Vlashi, Zefi e Vitores, hapat e parë i hodhi në rrugicën “Kumini”. Vogélushi ulet në bankat e së njejtës shkollë, ku gjysëm shekulli më parë kishte mësuar aktori Aleksandër Moisiu, e më pas në kolegjin San Demetër Korone në Itali në të njejtën klasë ku kishte ligjëruar arbëreshi i madh, Jeronim De Rada. Në fillim të viteve 1940 fillon të formohet në Bolonja të cilën e ndërpret për shkak të luftës.Gjimnazin e vazhdon në Durrës ku, në formimin e tij ndikojnë shumë daja i tij Gjergj Ashta që kish studjuar në Paris për gazetari, si dhe mesuesit Arshi Pipa e Pashko Gjeçi. Vlashi i ri afrohet me teatrin amator; krijon një përvojë të mirë në klubin e Portit, dhe caktohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës. Më 5 maj 1960 krijohet estrada profesioniste të Durrësit dhe Gjergj Vlashi emërohet regjisor, detyrë që e mbajti deri në pension. Në të njejtën kohë ai ftohet si regjisor nga shumë trupa të tjera profesioniste, duke u vlerësuar me shumé çmime, si në Tiranë, Shkodër, Korçë etj. Brenda tre dekadash firmën e Gjergj Vlashit e gjejmë në mbi 100 premiera varieteje në të gjithë vendin; po ashtu në një skenar filmi; në librete dhe regji operetash. Në vitet 1960 publikon edhe librat e parë si shkrimtar: “Pesë dritaret” dhe “Muzikë nate”. Mësues i jashtëzakonshëm për artistët e të gjithë brezave, emri i Gjergj Vlashit përfshihet në CV e mjaft aktorëve, regjisorëve, si dhe të studentëve të Institutit të Lartë të Arteve ku u angazhua si pedagog i jashtëm. Miqtë e tij të nderuar e vlerësojnë Gjergj Vlashin si “Enciklopedi lëvizëse”, një titull i pashkruar intelektual me të cilin më parë është emërtuar vetëm Faik Konica. Biblioteka e tij personale në Durrës bëhet pikë referimi për Tiranën ndërkohë që skena e varietesë në Durrës kthehet në një teatër avangardë, ku eksperimentohen shfaqje të panjohura më parë. Ishin vitet 1990 kur Gjergj Vlashi iu kthye plotësisht pasioneve të hershme: përkthimit dhe letërsisë. Tashmë shkrimtar, ai do të publikojë romanin e tij të parë “Njeriu i netëve të vjeshtës”, bazuar historinë reale të evakuimit dhe minimit të qytetit të lindjes nga nazistët, në vitin 1943. Falë bagazhit të jashtëzakonshëm kulturor dhe pasurisë së pashtershme të një poligloti ai sjell në shqip romane, tregime e novela nga gjashtë gjuhë. I fillon përkthimet me veprën e një autori të anatemuar gjatë regjimit komunist, Franc Kafka, botimin e të cilit e nis në vitin 1988 me Metamorfozën, duke u bërë kështu i pari që solli romanet e Kafkës në shqip. Në vitin 2000 referon në Festivalin Eksperimental të Teatrit në Kajro temën “Regjisura në shekullin e 20-të”. Në Festivalin “Buzëqeshjet e Evropës”, në Cividale të Friulit, një trupë teatrore italiane interpreton komedinë e tij “Xhaketa”. Veç 100 premierave, Gjergj Vlashi ka një korpus të plotë të veprës, me 45 botime, nga vëllimet për fëmijë e të rritur, tregime, novela e romane, antologji me autorë austriakë e hispanoamerikanë. Në tre dekadat e fundit të jetës, ai nderohet me titullin “Artist i Popullit” në vitin 1994, atëherë kur kishte statusin e pensionistit. Disa vite më vonë merr titullin “Mjeshtër i Madh”. Pas një votimi qytetar shpallet “Njeriu i shekullit XX” në Durrës. Në moshën 80 vjeç, Bashkia i akordon titullin e lartë “Qytetar Nderi” dhe nga Presidenti i Republikës merr titullin “Nderi i Kombit”. Familja, bashkëshortja, Shpresa, të bijtë, Bepi e Floriani, si dhe nipat e mbesat janë prona më e madhe e Gjergj Vlashit. Bepi që jeton në SHBA me familjen e tij vijon të ndjekë pasionin e pikturës. Ndërsa Floriani punon si violinist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë në Spanjë. 26 vjet më parë ai themelon dhe drejton “Grupo Instrumental Siglo XX”. Gjergj Vlashi pushon përjetësisht pranë prindërve të tij, në varrezën e vjetër të Durrësit. Ditën kur bashkëqytetarët e përcollën nuk pati fjalime. Në atë heshtje të madhe dëgjohej vetëm një violinë; ishte Danieli nipi i tij i cili luante Bach. (Gëzim Kabashi)
    We are fundraising to honor the memory and legacy of Gjergj Vlashi by supporting the creation and installation of a commemorative statue in Durres, Albania. Gjergj Vlashi left a lasting mark on Durres and its cultural life. Creating this memorial is a way for the community to come together to honor his memory, preserve his legacy, and give future generations a lasting reminder of someone who gave so much to the city and its culture. It is also a meaningful way to celebrate the impact Gjergj Vlashi continues to have on the people and spirit of Durres. Funds raised will be used exclusively for the statue project, including the artist's work, materials, production, transportation, installation, and other necessary project-related expenses. Every contribution will go toward helping make this tribute possible. If Gjergj Vlashi's memory and contribution to Durres mean something to you, please consider donating or sharing this fundraiser. Supporters who would like to learn more can visit https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjergj_Vlashi. Your support will help create a lasting tribute in his honor. NJË MONUMENT PËR PROF. GJERGJ VLASHIN Një borxh mirënjohjeje ndaj një jete kushtuar kulturës shqiptare Ka njerëz që largohen nga jeta, por nuk largohen kurrë nga kujtesa e një qyteti dhe e një kombi. Prof. Gjergj Vlashi, “Nderi i Kombit”, ishte një prej tyre. Regjisor, shkrimtar, dramaturg, skenarist dhe përkthyes, Gjergj Vlashi ia kushtoi jetën artit, letërsisë, teatrit dhe qytetit të tij, Durrësit. Për dekada të tëra ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të jetës kulturore të qytetit. Si regjisor i Estradës Profesioniste të Durrësit dhe një nga pionierët e varietesë shqiptare, ai vuri në skenë mbi 120 shfaqje dhe la gjurmë të thella në historinë e teatrit dhe të humorit shqiptar. Por Gjergj Vlashi jetoi po aq fuqishëm edhe mes librave. Si shkrimtar dhe përkthyes, ai solli pranë lexuesit shqiptar autorë të mëdhenj të letërsisë botërore, ndërsa krijimtaria e tij përfshiu prozën, dramaturgjinë, skenarin dhe studimet kulturore. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm u nderua me tituj të lartë, ndër ta “Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”. Sot, ne - miq, kolegë, shkrimtarë, artistë, qytetarë të Durrësit dhe shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë atdheut - kemi marrë një nismë: Të ngremë në Durrës monumentin e Prof. Gjergj Vlashit. Jo vetëm për të nderuar një njeri, por për të përjetësuar atë që ai përfaqësoi: librin, skenën, kulturën, qytetarinë dhe dashurinë për Durrësin. MONUMENTI Monumenti po realizohet nga skulptori mjeshtër Idriz Balani, autor i konceptit dhe bocetit artistik. Në të, Gjergj Vlashi paraqitet i ulur mes librave, duke shkruar - ashtu siç shumë prej nesh e kujtojnë: i rrethuar nga letërsia dhe kultura, në një dialog të pandërprerë me fjalën. Monumenti synon të mos jetë vetëm një përmendore, por një vepër arti e gjallë në hapësirën publike të Durrësit; një vend ku brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë të mund të takohen simbolikisht me një prej njerëzve që i dha aq shumë kulturës së këtij qyteti dhe të Shqipërisë. Për realizimin e kësaj vepre kemi nevojë për mbështetjen tuaj.  Çdo kontribut, pavarësisht shumës, na afron me realizimin e kësaj vepre. Por edhe nëse nuk keni mundësi të dhuroni, mund të na ndihmoni duke shpërndarë këtë fushatë. Një shpërndarje mund ta çojë nismën tonë te një shqiptar në një tjetër qytet, në një tjetër shtet apo në një tjetër kontinent, që e ka njohur Gjergj Vlashin, ka lexuar librat e tij, ka parë shfaqjet e tij ose thjesht beson se një komb duhet t'i nderojë njerëzit që i kanë shërbyer kulturës së tij. Le ta ngremë së bashku këtë monument. Sepse një qytet që kujton njerëzit e tij të kulturës, ruan edhe kujtesën e vet. Dhe sepse Gjergj Vlashi meriton të mbetet aty ku kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij - mes njerëzve dhe në zemër të Durrësit. ORGANIZATORE E MBLEDHJES SË FONDEVE Jul Ymeraj – SHBA INSTITUCIONE MBËSHTETËSE Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës KOMITETI MBËSHTETËS Alketa Myshketa Tragaj – Durrës Mujo Buçpapaj – Tiranë Haxhi Rama Durrës Përparim Kabo Tiranë Hajg Zaharian – Durrës Bardhyl Agasi – Durrës Perikli Goga – Durrës Arben Babameto – Durrës Ramadan Gugashi – Durrës Eduart Xhepa – Durrës Maksim Marku – Durrës Edlir Hoxha – Durrës Gëzim Kabashi Durres Aishe Stari – Durrës Muharrem Hoxha – Durrës  Kujtim Turkeshi – Itali Nelo Lukaçi – Durrës Ela Biduli – Francë Florian Vlashi – Spanjë Pluton Vasi – Tiranë Gjergj Prevazi – Tiranë Albar Omeri – Londër Doranin Agalliu – Durrës Flamur Jakupi – Itali Teuta Dhima – Durrës Aurel Kaçulini – Durrës Rajmonda Kamberi – Greqi Shpendi Topollaj – Durrës Teuta Mulaj – SHBA Fatmir Minguli – Durrës Agim Bajrami – Durrës Vladimir Muçaj – Durrës Gëzim Agolli – Durrës Bashkim Hoxha Durrës Gezim Domi Durrës Ilir Paja – Durrës Astrit Tahiri – Durrës Bujar Qesja – Durrës Abdullah Deliallisi – Durrës Naim Kërçuku – Durrës Çdo kontribut është një gur në monumentin e kujtesës. Ta bëjmë së bashku!