Main fundraiser photo

TË NDIHMOJMË ORGITËN - (ËSHTË URGJENTE)

Donation protected
Hi, my name is Daniel Nikolla and I'm raising for Orgita Balliu. Through my fellow fundraises Osman Stafa, we know the family of Orgita and this fundraiser was initiated to support her next operation, which cost over €20,000 as shown in the letter below signed by doctor Akif Albayrak. Upon receiving them in the bank account, all money will be sent to the family of Orgita via Bank Transfer. Depending on the fees of the bank, the money could also be paid to the hospital in Turkey straightaway, and the rest of the donations given to Orgita's family.



⚠️ ZOTI E KA BËRË TË TIJËN PËR ORGITËN, TANI SHPRESA JEMI NE.
(ËSHTË URGJENTE PËR TË SHPËTUAR NJË JETË)

Jeta e Orgita Balliut, sot 14 vjeç, nuk ka qënë aspak e lehtë. Ka bërë deri më tani 4 operacione në shtyllën kurrizore. Në mos i bënte mund të përballej me fatalitet.
2 operacionet e para nëna e vajzës, thotë se ia ka mundësuar Ministria e Shëndetësisë.
Por shteti shqiptar vendosi të mos e ndjek më, pasi sipas nënës, pas Covidit, i kanë shkëputur këto mundësi.
Operacionin e tretë e ka paguar familja, 10 mijë euro, me ç'ka pasur.
Operacionin e katërt ia ka mundësuar emisioni 'Shqiptarët për shqiptarët', një operacion që shkoi 12 mijë euro.
Sot Orgita ka mbetur e vetme. Asnjë mbështetje, edhe pse ka kërkuar ndihmë tek të gjithë.
Nuk i hapin telefonin nënës, as i lexojnë mesazhet kur u kërkon ndihmë për operacionin e fundit.

Një operacion që i garanton jetën, i garaton një mundësi për të qënë si gjithë të tjerët.
Lënia pa e bërë këtë operacion, sipas mjekëve, thotë nëna, do i kushtojë jetën. Kjo pasi deformimi do të vazhdojë deri në dëmtimin e organeve jetësore.

Operacioni kushton 20 mijë euro. Duhet bërë në Turqi. Mjeku atje ka dhënë garanci.
Me poshtë keni edhe nr e llogarisë së nënës së vajzës. Po të mundohemi të gjithë nga pak, do ia dalim.
Do ia dalim që Orgita të jetojë.
Nuk do e lëmë vetëm.
Sipas nënës ka qënë mrekulli e Zotit që Orgita është në jetë, pas asaj që ka kaluar.
S'do e harroj fytyrën e Orgitës kur e kam takuar, dëshirën e saj për të jetuar dhe luftën e madhe që po bënte dhe po bën.

Të gjithë nga pak, mund t'ja dalim.

p.s Ju lutem ta shpërndajmë sa më shumë, sepse çdo sekondë vonesë është një mundësi më pak për operacionin që Orgita duhet të bëj në Turqi.

- Fotot e vajzës janë publikuar me lejen e nënës.
* Ju lutem ta shpërndani, që të kemi sa më shumë mundësi për të bërë shumën.

Donations 

    Your easy, powerful, and trusted home for help

    • Easy

      Donate quickly and easily

    • Powerful

      Send help right to the people and causes you care about

    • Trusted

      Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee