
Një shtëpi dinjitoze për Erind Goçlarin dhe familjen e tij
0% complete
£22,484 raised of £85K
686 donations
Të ndihmojmë familjen e 17-vjeçarit Erind Goçlari të ketë një shtëpi dinjitoze!
Erind Goçlari është vetëm 17 vjeç. Në vitin 2018, kur ishte ende fëmijë, humbi nënën e tij nga sëmundja e kancerit. Sot, përveç dhimbjes së kësaj humbjeje, ai përballet me varfërinë dhe vështirësitë e mëdha të familjes.
Erindi është një prej të rinjve që morën pjesë në protestat kundër kryeministrit Edi Rama, ku kërkohej dorëheqja e tij. Për pjesëmarrjen në protestë, ai është gjobitur nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë të vjetra.
Gjatë një vizite në banesën e tij, u përballëm me një realitet tronditës. Motra dhe vëllai i Erindit vuajnë nga probleme shëndetësore. Motra trajtohet me KEMP, ndërsa vëllai ende nuk e ka përfituar këtë mbështetje. Babai është i pamundur për të punuar dhe familja jeton në kushte tepër të rënda ekonomike, në një banesë që ka nevojë urgjente për rikonstruksion.
Për këtë arsye, kemi vendosur të hapim këtë GoFundMe, për të mbledhur fondet e nevojshme për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes Goçlari.
Nuk kërkojmë luks, por vetëm një shtëpi me kushte normale jetese për tre fëmijët dhe babanë e tyre.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një ndihmë e madhe. Së bashku mund t'i japim kësaj familjeje një mundësi për të jetuar me dinjitet.
Erindi e humbi nënën kur ishte fëmijë. Sot, të paktën, të mos e lëmë të humbasë edhe shpresën për një jetë më të mirë.
Ju lutemi, kontribuoni dhe shpërndajeni këtë thirrje!


