
Four Orphans Need Our Help
0% complete
$42,995 raised of $100K
160 donations
Me një dhimbje që fjalët mezi e përshkruajnë, ndajmë humbjen tragjike nga jeta të Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Më 26 Prill, një tragjedi e rëndë la pas katër fëmijë të pafajshëm: 12, 10, 6 dhe vetëm 4 vjeç… katër shpirtra të vegjël që sot përballen me një dhimbje që asnjë fëmijë nuk duhet ta njohë kurrë.
Ata nuk kanë humbur vetëm nënën dhe babanë. Kanë humbur përqafimin që i qetësonte, zërin që i thërriste me dashuri, sigurinë që i bënte të ndiheshin të mbrojtur çdo ditë. Nga ajo ditë nuk u shua vetëm dashuria e prindërve… u shua edhe ndjenja e një të ardhmeje të sigurt që çdo fëmijë e meriton.
Sot, kujdesi për ta bie mbi supet e gjyshit dhe gjyshes së tyre, të cilët, mes dhimbjes së madhe për humbjen e djalit dhe nuses, po përpiqen të bëhen mbështetja e vetme për këta fëmijë. Por një barrë kaq e rëndë është e vështirë të përballohet vetëm.
Këta fëmijë kanë nevojë për ne. Për dorën tonë, për zemrën tonë, për mbështetjen tonë. Kanë nevojë për një siguri që t’u japë shpresë, për një ndihmë që t’u lehtësojë dhimbjen dhe t’u hapë një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë.
Të gjitha fondet e mbledhura do të përdoren për t’u siguruar këtyre katër fëmijëve një të ardhme sa më të sigurt, për edukimin e tyre, mirëqenien e tyre dhe çdo nevojë që do të kenë gjatë jetës, në mungesë të prindërve që do të ishin aty për t’i udhëhequr, mbrojtur dhe përkujdesur për ta çdo ditë.
Prandaj kjo është një thirrje nga zemra për secilin prej nesh.
Le të bashkohemi për 4 femijet.
Le të bëhemi drita në errësirën e tyre.
Ju lutemi, dhuroni dhe shpërndajeni këtë thirrje. ❤️
With a pain that words can barely describe, we share the tragic loss of Kreshnik and Gentiana Mujeci.
On April 26, a devastating tragedy left behind four innocent children — four young souls now facing a pain no child should ever have to know.
They have not only lost their mother and father. They have lost the embrace that comforted them, the voices that called them with love, and the security that made them feel safe every day. On that day, it was not only the love of their parents that was taken away, but also the sense of a secure future that every child deserves.
Today, their care rests on the shoulders of their grandparents, who, while grieving the heartbreaking loss of their son and daughter-in-law, are trying to become the only support these children have left. But such a heavy burden is difficult to carry alone.
These children need us — our hands, our hearts, and our support. They need security that can give them hope, help ease their pain, and open a path toward a better future.
All funds raised will be used to provide these four children with the most secure future possible — supporting their education, well-being, and every need they may face throughout life in the absence of the parents who would have been there to guide, protect, and care for them each day.
This is a heartfelt call to each and every one of us.
Let us come together for these children.
Let us become a light in their darkness.
Please donate and share this message. ❤️
