
Ndihmoni Kishën e Shën Pjetrit në Bajzë.
Donation protected
THIRRJE KASTRATASVE
Të nderuem bajzjanë, kastratas, të nderuem Malsorë, të nderuem shqiptar!
“Ku jane dy njerez per nje qellim te mire, aty jam edhe une”, thote Krishti.
Ne anetaret e ktij Komisioni, bijt e Kastratit, jena bashkue per nje qellim te mire, qe me ndihmen e Zotit dhe tuajen, per me ndihmue Kishen e Bajzes dhe Keshillin e kësaj Kishe. E ku ka ma bukur e mire se me ndihmue Kishen e Jezu Krishtit.
Pater Ndue Toplana, na asht drejtue me nje leter-thirrje per me e ndihmue në ndertimin e Qendres sportive dhe Shpise se Funeralit, sikurse e kane edhe Kishat e tjera, pa pagese.
Në ate leter lexojme se fretnit Austriak apo Shoqata Italiane kane ndihmue financiarisht. Ketu na del edhe ne kastratasve, detyra per me kontribue, secili sipas mundesive.
Zoti e bekofte Pater Nduen, i cili po mundohet per me e zhvillue Famulline e Bajzes. Ai sot asht në Bajze e neser mund te jete dikund tjeter, por Kisha, Kalçetoja, Qendra sportive, Kandi i Lojnave dhe Shpia e funeralit mbesin aty, jane dhe do te jene prone e famullise te kesaj Kishe.
Kjo Qender do ti sherbeje Famullise dhe fshatnave perreth dhe do ta afrojne rinine kah Kisha. Ajo ka fillue dhe do te perfundohet, në nje forme apo nje tjeter.
I ftojme bajzjanet, kastratasit dhe te gjithe malesoret te kontribuojne per kete projekt madhor me randesi per Kastratin, qe e kthejne Bajzen në nje qender te Malesise sikurse ka kene dikur motit.
Me respekt:
Ndoc Lumaj
Pjerin Prekaj
Petrit Dodaj
Arben Nerhati
Lush Marinaj
Ylli Gilaj
Kol Burgaj
Sokol Kalaj
Valentin Lumaj
Nuk eshte nevoja qe te dhuroni tip apo bakshish per Gofundme, edhe pse sistemi ketu e kerkon. Per çdo pyetje na kontaktoni lirshem, me telefon apo messenger.
Organizer
Valentin Lumaj
Organizer
Farmington, MI