Ndihmë për Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit
Donation protected
Shoqata Shqiptare e Hamiltonit po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar pas pandemisë COVID-19, e cila e ka paralizuar aktivitetin e shoqatës thuajse në tërësi. Kemi qenë të detyruar ta anulojmë Ditën e Nënave në muajin maj, Piknikun Familjar në qershor, si dhe Mbrëmjen e Pavarësisë të paraparë për nëntor. Meqë, me të gjitha të ardhurat nga këto organizime ne e mirëmbajmë objektin komunitar “Shtëpinë Shqiptare”, tani kemi vendosur ta lusim anëtarësinë e gjerë dhe miqtë e përkrahësit tanë anë e mbanë Kanadasë që të na mbështesin financiarisht sa të kenë mundësi dhe ta shohin të arsyeshme.
Ata që nuk kanë mundësi ta përdorin këtë platformë, por kanë dëshirë të ndihmojnë mund të kontaktojnë anëtarët e kryesisë së shoqatës.
Ju falënderojmë paraprakisht!
Kryesia e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit

Organizer and beneficiary
Hamilton Albanians
Organizer
Hamilton, ON
Fitim Osmani
Beneficiary