Ndihmë për një nënë me dy fëmijë të riparojë shtëpinë

50 donors
0% complete

€1,917 raised of 

Ndihmë për një nënë me dy fëmijë të riparojë shtëpinë

Donation protected

Përshëndetje,

Kjo fushatë po organizohet për të ndihmuar një nënë në Shqipëri që rrit e vetme dy fëmijët e saj. Ajo jeton me fëmijët në një shtëpi të vjetër që ka nevojë për disa riparime të rëndësishme.

Shtëpia ka probleme me instalimet elektrike dhe hidraulike. Tubat e banjos janë të dëmtuar dhe dushi nuk funksionon, ndaj shpesh duhet të ngrohet uji për t’u larë në mënyrë të vjetër.
Muret dhe tavani janë dëmtuar nga lagështira dhe një pjesë e tavanit të banjos është rrëzuar një pjesë tjetër e dëmtuar është gati të rrezohet.

Disa dhoma nuk kanë dyer funksionale dhe disa pjesë të shtëpisë kanë nevojë për riparime bazë.

Që shtëpia të bëhet më e sigurt dhe e përshtatshme për të jetuar, nevojiten riparime si instalime elektrike dhe hidraulike, rregullimi i tavaneve dhe mureve, si dhe largimi i lagështirës.

Fondet e mbledhura do të përdoren për këto riparime dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për këtë familje.
Çdo kontribut dhe shpërndarje e kësaj fushate është shumë e vlerësuar.
Faleminderit për mbështetjen.

Organizer and beneficiary

Leo M
Organizer
Novara, PM
  • Family
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee