- A
- A
- A

Manifestim Tematik Festiv e Kulturor Brezash i Xibrit
0% complete
$1,756 raised of
18 donations
Bashkohuni me “Vendlindje Xibër” në këtë festë të gjallë popullore për të përjetuar një mundësi unike. Në këtë takim brezash që po bëhet gjithnjë e më shumë traditë e jona, synohet të bëjmë bashkë brezat e kaluar dhe të sotëm për të ndarë historinë e natyrën e mrekullueshme, kujtime, këngë, valle, kostume popullore, kulinari, elementë tradicionalë, aktivitete sportive, promovime të produkteve të fshatrave Xibër, Shkallë, Xibër Hane e Ketë, mbështetje të bizneseve të zonës etj.
Drita e L’Qenit do të jetë skena natyrore e këtij manifestimi me bazë traditën më 10 GUSHT 2025, ora 10:00.
Festa jonë do të ketë muzikë live performuar nga vetë komuniteti: DJ Fredi, lodër e cigonë, valle me kostume popullore të zonës, këngë të kënduara nga rapsodët tanë e të apasionuar për vendlindjen, këngëtarë të ftuar, aktivitete sportive, ushqim i shijshëm nga bizneset e komunitetit, banorët e jo vetëm.
Kontributi juaj në një fushatë për mbledhje fondesh, ku secili që ka dëshirë të kontribuojë sipas mundëdive, do të ndihmojë në pagesat për DJ, moderatorin, paisjet teknike, këngetarët, muzikantët, valltarët, dekorimin e ambientit, shpenzime organizative etj.
Çdo kontribut sado i vogël, ndihmon në realizimin e këtij misioni për të mbjellë gëzim, bashkim dhe krenari kulturore në zemër të Xibrit.
