- K
- S


30 vjetori - Karnevali Koret në Malësi
0% complete
$3,000 raised of $3K
14 donations
Organizata jo-qeveritare “Karnevali Koret” nga Malësia është organizatori i evenimentin kulturorë dhe tradicional "Koret" që këtë vit kremton 30 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë së vet.
Falë sukseseve të arritura në manifetime të ngjashme në qendra të ndryshme ndërkombëtare, Shoqata “Karnevali – Koret” është anëtare e plotë e Federatës Europiane të qytetëve Karnevale (FECC). Poashtu, kjo Shoqatë është njëra prej themeluesve të Federatës së qyteteve të Karnevaleve në Mal të Zi.
Manifestimi kulturorë Karnevali-Koret në Malësi çdo vit ka përmbajtje që cili zgjatë disa ditë, kurse këtë vitë do të realizohet nga data 28 shkurt deri më 04 mars sipas programit në vazhdim:
1. Nata e humorit dhe satirës
2. Karnevali i fëmijëve
3. Ballo nën maska
4. Nata saragave
5. Defileu kryesor në Tuz.
Në këtë manifestim si zakonisht marrin pjesë edhe grupe të ftuara nga qytetet tjera në Mal të Zi, si dhe mysafir të shumtë vendas dhe ndërkombëtar duke ngritur nivelin e këtij manifestimi. Në pyetje është eveniment kulturorë i cili do të mbahet në Sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Tuz dhe pritet të tuboj më se dy mijë qytetarë dhe pjesmarrës.
