- E

Të ndihmojmë sëbashku
0% complete
€5,504 raised of €63.5K
31 donations
Të dashur miq, bashkëqytetarë dhe njerëz me zemër të madhe,
Po ju drejtohemi sot me një lutje të sinqertë për të ndihmuar një familje të ndershme nga Gostivari, e cila po kalon një periudhë shumë të vështirë. Aktualisht jetojnë në kushte të paqëndrueshme dhe, për shkak të të ardhurave të kufizuara, nuk kanë mundësi të sigurojnë një banesë të tyre.
Qëllimi ynë është të mbledhim mjetet e nevojshme për t’i ndihmuar të blejnë një banesë të vogël në Gostivar, që fëmijët e tyre të kenë një strehë të sigurt dhe të qëndrueshme.
Familja dëshiron të mbetet anonime, prandaj nuk mund të publikojmë emrat e tyre këtu. Megjithatë, kush ka dëshirë të informohet më në detaje, mund të na kontaktojë privatisht dhe do të japim informacionin e nevojshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Edhe ndihma më e vogël ka vlerë të jashtëzakonshme. Çdo kontribut financiar ose edhe vetëm shpërndarja e kësaj fushate na afron një hap më afër qëllimit. Së bashku mund t’i japim kësaj familjeje shpresë dhe një fillim të ri.
Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje.
Zoti ju shpërbleftë për zemërgjerësinë tuaj!




