- A
Pershendetje miq e bashkekombas,
Shoqata Drita e Arbërisë (DEA), organizon 15 Vjetorin e Festës se Pavaresise se Kosoves te Shtunen me 25 Shkurt 2023.
Shpenzimet e organizimit (lokali, ushqimi, honorari, udhëtimi i artistëve) shpresojme t'i mbulojme permes shitjes se biletave nga pjesemarrja juaj, por kete vit pergjigja e komunitetit ka qene shume e ulet duke krijuar te ardhura shume te ulta ne krahasim me shpenzimet. Kosto e cmimeve 3 vitet e fundit eshte rritur mbi 30% ne nje kohe qe DEA i rriti cmimet e biletave vetem 5% me shpresen qe pjesmarrja ne keto organizime do te kompensonte shpenzimet e organizimit.
Kosto e ushqimit te venue per adult $60, per femije $30. Kosto e artisteve (2 kengetar, DJ) $12,700 (perfshin honorarin, bileta avioni, hotele, ushqim). Kosto te tjera per organizimin $1,214
Te ardhuarat nga biletat jane $6,800 me pak sesa shpenzimet e organizimit te kesaj feste pra DEA eshte vene perballe nje humbje te paprecedente dhe kerkon suportin tuaj qofte me blerjen e biletave nese ka akoma te interesuar ose me donacaione.
Drita e Arberise eshte shoqate jo fitim prurese e rgjistruar si e tille me shtetin e Washintonit dhe posedon UBI # si the EIN# me IRS. Donacioni juaj mund te futet si charitable donation ne taksat e fundvitit.
Ju lutem konsideroni të dhuroni sado pak donacione që keni mundësi (Të gjitha donacionet do të jenë transparente, dhe do të behen publike në mbrëmjen festive). Cdo donacion është tejet i mirëseardhur dhe do të shfrytëzohet plotësisht (100%) për shpenzimet e ketij evenimenti.
Me respekt,
Drita e Arbërisë - Seattle

