Main fundraiser photo

Dhuroni për Kishën e Bajzës

Donation protected
SHOQATA KASTRATI
Patër Kristjan Camaj OFM, Meshtari i Kishes Bajze
Valentin Lumaj, Kryetar i Shoqates Kastrati
Pjerin Prekaj, Kryetar i Keshillit te Kishes Zoja Pajtore
Bashkim Lekaj, Kryetar i Keshillit te Kishes, Toronto
Biq Peri, Aktivist kastratas ne Boston
Luigj Gashaj, Aktivist Kastratas ne New York

Të dashur miq,

Po ju drejtohemi me dorë në zemër, por me besim të plotë.

Kisha jonë e dashur shekullore e Sh’Pjetrit e Sh’Palit në Bajzë të Kastratit, ka qëndruar si një fener shprese, dashurie dhe besimi ndër breza. Populli i Kastratit mblidhet në këtë kishë për lutje, adhurim, sakramente dhe shërbesa. Aty jemi pagëzuar vetë, aty pagëzohen fëmijët kastratas, martohen çiftet, salikohen te vdekurit tanë. Kisha e Bajzës është një shtëpi shpirtërore për të gjithë ata që kërkojnë praninë e Zotit.

Por për fat të keq, Kisha jonë ka nevojë për restaurim të brendshëm. Muret dhe tavanet e betonit krijojnë jehonë të zërit, si pasojë predikimi dhe fjala e Zotit nuk degjohet si duhet nga besimtarët. Po ashtu muret dhe tavanet e betonit krijojnë temperatura të larta në verë dhe të ulëta në dimër. Dritaret dhe dyert janë në gjendje të mjerueshme dhe jofunksionale. Kisha ka nevojë urgjente për restaurim.
Restaurimi është një projekt i madh dhe populli i Bajzës nuk mund ta përballojë vetëm këtë projekt.

Kjo Kishë nuk është vetëm tulla dhe llaç. Kisha e vërtetë jeni ju kastartas dhe besimtarë katolike. Ne po ju drejtohemi për ndihmë që të restaurojmë Kishën e Bajzës. Restaurimi i Kishës do të sjellë edhe ringjalljen e shpirtit, të unitetit dhe të shpresës.

Dhuroni sipas mundësive tuaja, lutuni për ne dhe na ndihmoni të përhapim këtë fundraiser.

Le të restaurojmë - jo vetëm një kishë, por një histori dhe një trashëgimi besimi të Malesisë Madhe.

Zoti jua shpërbleftë me hire dhe bekime!

Me mirënjohje dhe shpresë,
SHOQATA KASTRATI
Donate

Donations 

    Donate

    Organizer

    Shoqata Kastrati
    Organizer
    Farmington, MI

    Your easy, powerful, and trusted home for help

    • Easy

      Donate quickly and easily

    • Powerful

      Send help right to the people and causes you care about

    • Trusted

      Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee