- A
This is the story of a blind woman whose hardships are endless. Living all alone in place she calls her
home that barely has a roof while fighting a disability has touched our hearts. With $70 a month she is
unable to meet her basic needs such as food, clothing, medicine, and finding a warmer shelter. She
expresses that she has had to face extreme hunger, cold winter months, illness, but she remains hopeful
and finds the strength within herself to make it through each day.
Care For Albania hopes that with your donations we can provide food, medicine, clothing, and build a
new warm home for her to live a safe and stable life. Her strength and determination are inspiring and
together we can make her perseverance worthwhile.
Your contributions
are greatly appreciated.
From the interview of journalist Xhensil Shkembi
“Drita që nuk sheh dritë
Sot takova Dritën, në Mborje të Korçës. E gjeta duke u përpjekur për të mbushur ujë. Këmba e lënduar nuk e lejonte të përkulej.
Jeton e vetme, në një kasolle. Nuk ka fëmijë. Është njeri pa njeri. Ushqim nuk kishte brenda, vetëm disa mollë të dhuruara nga komshia, që e ndihmonte edhe të vishej.
Drita, Mirëmëngjes
-Mirëmëngjes për ty o bir, se unë e kam ditë tersi.
Pse Nënë Drita?
-Unë kur shtrihem fle, uroj mos zgjohem o bir. Të më marrë ai lart sa më parë
Nëna sot do të të ndihmoj unë me bidonat. Mi ler mua.
-Të keqen nëna, bëfsh hajër.
Ushqim nuk ke fare sot?
-Kam si jo, kam këto mollët.
Vetëm mollët?
-Epo njeriu nuk do hajë përditë, më dalin mua mollët po he. Kur marr Kempin, marr kulaçka.
Nëna, po mish? Makarona?
-Ku ti gatuaj, këtu në kasolle? Më bëjnë krahët mua?
Nëna, po dru për t’u ngrohur ke?
-Kam, e 14 dru. Një dru në darkë ndez. E 14 ditë kam. Vetëm një dru në darkë ndez, se është lartë Mborja, bën ftohtë këtu ku jam unë
Nëna, po lek?
-Vetëm kempin marr. Me sjellin e dy vëllezërit ushqime. Po me vjen zor, nuk ua marr. Kam unë u them, kam.
Nëna, po ti s’ke as drita këtu.
-Çi do dritat Drita o t’u bëftë nëna? Ja hap derën, e hyn drita e diellit.
Nëna, do iki, por do vij prap. Çfarë të të sjell?
-Të keqen nëna, më merr një amitë se më ka vajtur mendja. Kam një vit pa pirë amitë
Qava. Në fakt ende po qaj. Shpirtin e kam copë. Drita as sot nuk ka dritë. As në shpirt. Drita do vdekjen, por të paktën, në kasollen e ngrohtë. Edhe 13 dru...”

