Po e hap këtë fushatë jo për vete, por për kunatin tim – një burrë i mirë dhe një baba i përkushtuar, i cili po lufton për jetën e tij.
Ai vuan nga një MAV (malformacion arteriovenoz), një aneurizëm shumë e rrallë dhe e komplikuar e trurit. Në dhjetor ai pësoi një hemorragji cerebrale të rëndë, e cila e ka lënë me pasoja serioze. Sot ai mezi lëviz dhe po humbet dita-ditës aftësitë fizike.
Në vendin ku ndodhemi, mjekët ofrojnë vetëm kirurgji shumë të rrezikshme. Ndërkohë, në Spanjë ekziston një metodë tjetër, më moderne dhe shumë më e sigurt, që i jep shpresë reale për jetë.
Edhe pse i sëmurë, ai përpiqet çdo ditë të jetë aty për fëmijët e tij. Vetëm së fundmi ishte rrëzuar në shtëpi dhe bashkëshortja e tij mezi arriti ta ngrinte. Situata po përkeqësohet dhe koha nuk është në anën tonë.
Familja e tyre po përballet edhe me vështirësi të mëdha ekonomike. Ju lutemi nga zemra, na ndihmoni ta çojmë drejt këtij trajtimi jetik dhe t’i japim fëmijëve të tij shansin të rriten me babain pranë.
Çdo ndihmë ka rëndësi. Nëse nuk mund të dhuroni, ju lutemi shpërndajeni.
Faleminderit për çdo mbështetje dhe çdo lutje

