Të dashur bashkatdhetarë, sportdashës, vëllezër e motra!
Tragjedia që përfshiu Shqipërinë ditët e fundit ka lënë pasoja të paimagjinueshme materiale dhe njerëzore.
Thirrjes për sensibilizim dhe ndihmë ju bashkuan edhe
Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora të cilët këto ditë kanë qenë 24 orë aktivë në grumbullimin dhe shpërndarjen në terren të ndihmave materiale pranë të dëmtuarve, shpesh në bashkëpunim me organizatat dhe institucionet vendore.
Përvec ndihmave materiale kemi pranuar edhe të holla nga bashkatdhetarë brenda dhe jashtë vendit.
Shumë nga anëtarët tanë, të prirë nga thirrja jonë kanë kontribuar në platformat online të disa organizatave humanitare.
Gjithsesi, nga kërkesat e shumta të anëtarëve tanë, dëshira për të tjera kontribute dhe nevoja për mirëmenaxhim, transparencë dhe kanalizim të të hollave vendosëm të hapnim këtë llogari të përbashkët në emër të tifogrupit.
Cdo qindarkë e dhuruar në secilën llogari, platformë apo organizim të ndërmarrë më tutje nga Tifozat Kuq e Zi do të jenë publike.
I bëjmë thirrje gjithsecilit dashamirës të kontribuojë për kauzën tonë të përbashkët.
Ndihmoni, bashkohuni, kontribuoni.
E përjetshme është Shqipëria!