- K
- M

Vangjeli Kozho ka nevojë urgjente për ndihmë
0% complete
£1,102 raised of £30K
45 donations
Vangjeli Kozho është një zonjë e cila vuan nga kanceri dhe vijon rrezet në Spitalin Onkologjik. Ajo ka hequr gjoksin si pasojë e sëmundjes së rëndë.
Por përveç sëmundjes znj. Vangjeli është duke u përballur edhe me një varfëri ekstreme, teksa duhet të përballoj kostot e ilaçeve që blen për sëmundjen, si dhe kostot e transportit për në spitalin Onkologjik në Tiranë. (Zonja jeton në Durrës).
Si pasojë e trajtimeve me rreze, Vangjeli Kozho është neglizhuar dhe është djegur. Djegie që i ka shkaktuar dhe po i shkakton dhimbje.
Znj. Vangjeli jeton me qira, dhe në një shtëpi me lagështirë. Çdo kontribut që ju do të dhuroni do të shkojë për ilaçet e zonjës si dhe për nevojat jetësore që ajo ka.
Faleminderit dhe Zoti ua shpërbleftë të gjithëve.


