- g
- L
Sot po kërkojmë jo vetëm ndihmë, por një shans për jetën e tij.
Ilir Sinaj,vetëm 40 vjeç, ndodhet në gjendje shumë kritike për jetën. Ai është i shtruar prej një jave në QSUT, duke luftuar çdo ditë për mbijetesë. Diagnostikimi i tij është diseksion i rëndë i aortës me pseudoaneurizëm gjigand dhe mjekët kanë konfirmuar se ka nevojë urgjente për ndërhyrje jashtë vendit, në Turqi, për të shpëtuar jetën.
Ky është një moment kritik dhe koha është jashtëzakonisht e kufizuar. Çdo minutë ka rëndësi.
Kostoja e ndërhyrjes, trajtimit dhe kujdesit mjekësor i kalon 200,000 euro, një shumë e pamundur për t’u përballuar nga familja jonë. Ne nuk po kërkojmë vetëm ndihmë financiare, por një mundësi për jetën e tij.
Ai ishte i vetmi që siguronte të ardhurat për familjen e tij. Sot po lufton për jetën, ndërsa në shtëpi e pret edhe një djalë 10-vjeçar me sindromën Down, i cili çdo ditë kërkon të flasë me babain e tij…
Çdo ndihmë, sado e vogël, e afron më pranë ndërhyrjes që mund t’i shpëtojë jetën. Nëse nuk mund të ndihmoni financiarisht, ju lutemi shpërndajeni këtë postim ,një shpërndarje mund të bëjë diferencën dhe të arrijë tek dikush që mund ta ndihmojë.
Nga zemra ju falënderojmë për çdo mbështetje, lutje dhe mirësi.
Today we are not only asking for help, but for a chance at his life.
Ilir Sinaj,40 years old, is in a very critical condition. He has been hospitalized for one week at QSUT, fighting every day for his survival. He has been diagnosed with a severe aortic dissection with a giant pseudoaneurysm, and doctors have confirmed that he urgently needs surgery abroad in Turkey to survive.
This is a critical moment, and time is extremely limited. Every minute matters.
The cost of the surgery, treatment, and medical care exceeds €200,000 — an amount that is impossible for our family to afford. We are not only asking for financial help, but for a chance at his life.
He was the only provider for his family. Today he is fighting for his life, while at home his 10-year-old son with Down syndrome waits for him every day, asking to speak with his father…
Any help, no matter how small, brings him closer to the surgery that could save his life. If you cannot donate, please share this post — a simple share could reach someone who can help save him.
From the bottom of our hearts, we thank you for every support, prayer, and act of kindness.




