Main fundraiser photo

URGENT: Help Ilir Recover After Life-Threatening Incident

Donation protected
Shoqata Ana e Malit ka marrë iniciativën për të hapur këtë GoFundMe për të mbështetur Ilirin, një djalë 28-vjeçar nga Brajsha e Anës Malit, i cili para disa ditësh u përfshi në një aksident të rëndë, duke pësuar dëmtime serioze që e kanë lënë në koma.

Ngjarja ndodhi krejt papritur, ndërsa Iliri ishte duke ecur si këmbësor, një automjet e goditi aksidentalisht dhe që prej asaj dite ai ndodhet në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën e tij në Qendrën Klinike Universitare të Malit të Zi në Podgoricë. Familja e tij, miqtë dhe të afërmit po kalojnë ditë të vështira, duke u lutur çdo ditë për një mrekulli dhe rikthimin e tij në jetë normale.

Iliri njihet nga të gjithë për zemrën e tij të madhe, buzëqeshjen e sinqertë dhe shpirtin e pastër. Gjithmonë ka qenë i sjellshëm, dashamirës dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Sot, ai dhe familja e tij kanë nevojë për ndihmën tonë.

Procesi i trajtimit dhe rehabilitimit të Ilirit parashikohet të jetë i gjatë dhe i kushtueshëm. Për këtë arsye, kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për të ndihmuar këtë familje të përballojë shpenzimet mjekësore, terapitë intensive dhe kujdesin e vazhdueshëm që kërkon gjendja e tij.

Të gjitha fondet e mbledhura nga kjo fushatë do të dërgohen drejtpërdrejt te familja e Ilirit përmes një transferte ndërkombëtare bankare.

Çdo donacion, pavarësisht shumës, është një gjest i madh humanitar që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar familjen e Ilirit të përballojë këtë sfidë të rëndë. Le të bashkohemi me familjen e tij në këto momente të vështira dhe të lutemi së bashku që Zoti ta rikthejë Ilirin mes nesh shëndoshë e mirë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shoqata Ana e Malit

_________________________________________


The Albanian American Association Ana e Malit has launched this GoFundMe campaign to support Ilir, a 28-year-old from Brajsha e Anës Malit, who was recently involved in a serious accident that left him with life-threatening injuries and in a coma.

The accident occurred suddenly while Ilir was walking as a pedestrian when he was accidentally struck by a vehicle. Since that day, he has been in critical condition, fighting for his life at the Clinical University Center of Montenegro in Podgorica. His family, friends, and loved ones are going through unimaginable pain as they pray every day for a miracle and his full recovery.

Ilir is known to everyone for his kind heart, sincere smile, and pure soul. He has always been respectful, generous, and willing to help others. Now, he and his family need our help.

Ilir’s road to recovery is expected to be long, challenging, and costly. We are reaching out to ask for your financial support to help his family cover the extensive medical expenses, ongoing treatments, and specialized care that will be needed for his recovery.

Every dollar raised will be transferred directly to Ilir’s family through an international bank wire transfer.

No matter the amount, every donation is a powerful act of compassion that will make a real difference in helping Ilir’s family face this difficult time. Let us stand together with his loved ones and pray that God grants him healing and brings him back to his family safe and healthy as soon as possible.

Albanian American Association Ana e Malit

Donations 

    Organizer

    Shoqata Ana e Malit
    Organizer
    Staten Island, NY

    Your easy, powerful, and trusted home for help

    • Easy

      Donate quickly and easily

    • Powerful

      Send help right to the people and causes you care about

    • Trusted

      Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee