Familja Ujkaj në nevojë, tre te paralizuar dhe pa shtepi.

  • E
  • G
41 donors
0% complete

$6,693 raised of $10K

Familja Ujkaj në nevojë, tre te paralizuar dhe pa shtepi.

Tax deductible
Ndihmoni famijen e Ilir Ujkaj.

Po ju drejtohemi në emër të familjes Ilir Ujkaj nga fshati Aliaj të Kastratit, e cila ka nevojë urgjente për mbështetjen tuaj.
Shtëpia e tyre është në gjendje të amortizuar dhe e pabanueshme. Shteti ju ka dhënë urdhër për të dalë nga shtëpia, pasi struktura e saj po shkatërrohet dita-ditës, çatia rrjedh kudo dhe pjesë të saj gati po shemben.
Kjo familje me pesë anëtarë, tre prej të cilëve janë të paralizuar dhe kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm në çdo kohë të ditës dhe të natës. Për shkak të gjendjes së tyre, askush në familje nuk është në gjendje të punojë, dhe situata e tyre financiare është bërë jashtëzakonisht e vështirë.

Shoqata Kastrati po mbledh fonde për të restauruar shtëpinë e Ilir Ujkës, për të riparuar themelet, çatinë, tavanet, për të forcuar muret që shtëpia të jetë minimalisht e banueshme dhe e përshtatshme me nevojat e tyre mjekësore.
Çdo kontribut, i madh apo i vogël, na ndihmon në qëllimin tonë për t’i kthyer familjes Ujkaj sigurinë dhe stabilitetin që kaq shumë iu nevojitet. Shpresa e kësaj familje është në bujarinë dhe mirësinë tuaj.

Ju lutemi ndihmoni t’i zbusim sadopak dhimbjen kësaj familje në nevojë.
Paçi gjithmonë hire dhe bekime prej Zotit!

Nëse nuk keni mundësi të dhuroni, ju lutemi shpërndajeni këtë link.

Shoqata Kastrati

Organizer

Shoqata Kastrati
Organizer
Farmington, MI
S
Shoqata Kastrati
Beneficiary

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Our Trust & Safety team works around the clock to keep our community safe