Të ndihm Loren të kryhet operacioni

  • B
  • m
  • M
61 donors
0% complete

$6,403 raised of $35K

Të ndihm Loren të kryhet operacioni

Donation protected
Florina Lika është e datëlindjes 1988, e martuar me Sokol Likën. Ka tre vajza dhe më e vogla është një vjeç.
Banon në Vajkal, Bulqizë me bashkëshortin dhe fëmijët.
Florina është operuar përpara pesë viteve në Tiranë në nofull, pasi një lloj “Tumori” po i komsumonte kockën e nofullës. Në këtë operim doktorët vendosën një metal në nofullën e saj si element plotësues dhe lidhës të nofullës.
Por këtë vit Florina ka filluar të ketë dhimbje të forta në nofull përsëri.
Pasi është kthyer tek mjekët që e operuan përpara pesë viteve, ata i thanë që sëmundja është përsëritur dhe po konsumon përsëri nofullën. Ata i thanë se duhet kryer urgjent ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por nuk siguruan nëse nofulla do ti rezistojë thyerjes.
Bashkëshorti i saj, Sokoli, me ndihmën e një njohuri ka mundur të shkojë dhe të kryejë të gjitha egzaminimet paraprake në Münster, Gjermani.

Mjekët gjermanë kanë konkluduar që duhet një ndërhyrje urgjente në nofullën e Florinës, duke pretenduar se do të përdorin kockë që do ta heqin nga ndonjë pjesë tjetër e trupit të Florinës.




Kostoja e kësaj ndërhyrje kirurgjikale është 35300€.

Çdo ditë vonesë që kalon, është me shumë rrisk për shëndetin e Florinës, pasi rrezikohet humbje e nofullës plotësisht dhe e gjithë jeta e saj.


Sokoli nuk ka asnjë mundësi ekonomike për ta përballuar këtë vlerë, pasi është i papunë.

Çdo euro € e dhuruar në këtë llogari do të jetë një kontribut jetësor në ndërhyrjen që duhet bërë në nofullën e Florinës.

Sokoli dhe Florina falenderojnë dhe ju janë shumë mirënjohës çdokujt që do të investohet sado pak në këtë emergjencë shëndetësore në të cilën Florina gjendet.

Co-organizers2

Fehmi Tançi
Organizer
Brooklyn, NY
Haziz Hupi
Co-organizer
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee