TA NDIHMOJM FAMILJEN VUKA NGA KRAJA

  • D
  • N
1573 donors
0% complete

$249,534 raised of $250K

TA NDIHMOJM FAMILJEN VUKA NGA KRAJA

TA NDIHMOJM FAMILJEN VUKA NGA KRAJA

Në fillim të muajit mars 2025, Enveri, sipas disa ekzaminimeve të kryera në Qendrën Spitalore të Podgoricës, u diagnostikua me kancer NON-SEMINOMA. Sipas mjekëve të Qendrës Klinike Universitare në Podgoricë, nuk kishte mundësi të operohej aty dhe ishte e domosdoshme të kërkohej një zgjidhje më e specializuar. Në atë kohë, Enveri u nis për në Turqi me mjetet e veta financiare, në spitalin Memorial, ku mjekët i sugjeruan një trajtim me kimioterapi dhe terapi të personalizuar. Ai filloi mjekimin në Turqi.

Në muajin prill, bashkëshortja e Enverit, Suzana, pësoi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe pas disa analizave të kryera në Turqi, u diagnostikua me kancer MELANOMA me përhapje në mëlçi. Fatkeqësia u shtua dhe gjendja emocionale e financiare e familjes u rëndua. Pasi u shterën mundësitë financiare të familjes së ngushtë, në ndihmë me aq sa kishin mundësi u përfshinë edhe familjarë të gjerë, shokë e dashamirë.

Enveri dhe Suzana vazhduan mjekimin deri në fillim të muajit gusht dhe pas një muaji u paraqitën për kontroll. Falë Zotit, të dy kishin përmirësime të dukshme dhe një gjendje të mirë fizike, por, sipas analizave dhe ekzaminimeve në spitalin Memorial, sëmundja përsëri tregoi shenja rikthimi.
Pas këtij kontrolli, mjekët e spitalit zhvilluan një konsilium dhe dhanë propozime të reja:

• Për Enverin, u propozua transplant i qelizave autologe të palcës kockore.
• Për Suzanën, u propozua një terapi e personalizuar në bazë të gjeneve, e cila realizohet në 4 seanca.

Vlera totale e trajtimeve që kërkon spitali Memorial është reth $250,000.00

Kjo shumë për familjen është e papërballueshme, pasi tashmë janë shpenzuar pothuajse të gjitha kursimet dhe gjendja financiare është tepër e rënduar.

Prandaj, me shumë përulësi, familja lutet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë, secili sipas mundësisë që ka.

Organiser

Kraja Association Inc
Organiser
Staten Island, NY
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help directly to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee