- A
Disclaimer: The story is in English and in Albanian/ Historia është në Anglisht dhe në Shqip
-English-
Hello everyone,
My name is Grejd, and I am the proud older cousin of an amazing little girl, Stevie. In late October, our world was turned upside down when Stevie, just 8 years old, was diagnosed with WTN-activated medulloblastoma, grade 4, a highly aggressive brain tumor.
Stevie underwent life-saving surgery shortly after her diagnosis, and we were relieved when her post-surgery MRI, including her spine, came back clear. However, her fight is far from over. She now faces a difficult year of radiotherapy and chemotherapy to destroy any possible remaining cancer cells and prevent recurrence. The treatment has already taken a toll on her small body; however, she is fighting with the kind of courage and resilience that inspires us all.
Stevie is not facing this journey alone. Her
twin sister is by her side, offering love and
support, but she, too, is navigating this challenging time. To protect Stevie’s health
during treatment, both girls are unable to
attend school due to the high risk of infections, further complicating their caretaking. This has placed immense pressure on Stevie’s parents, who are making incredible sacrifices to support both daughters. One parent is already facing unemployment to accompany Stevie to her daily treatments, and by February, both parents will face a reduced income. Overnight hospital stays will become necessary, with one parent staying with Stevie while the other cares for her twin sister at home.
Adding to their challenges, her medical bills and unexpected out-of-pocket expenses
for treatments have been mounting throughout the year of her treatment, reaching approximately $40,000. The cost of transportation alone is overwhelming. The five-hour daily round trip to the hospital costs over $1,000 a month in fuel, and some days require multiple trips due to emergencies or Stevie's pain. The family is doing everything they can to make ends meet, but they cannot do this alone.
We are deeply grateful for your generosity in helping to ease the financial burdens during this ongoing challenging time for Stevie’s family. We are asking for your support to help them raise $100,000 to cover medical bills, transportation, essential living expenses, and the loss of income due to Stevie's parents having to take time off work to care for both girls and transport Stevie to and from the hospital during her whole year of treatment. Your contribution will ensure that these critical costs are managed, allowing Stevie’s parents to direct all their energy and attention to her well-being. They will oversee the funds to make certain every dollar is used to support her care and the family’s needs during this difficult period.
Every donation, no matter the size, will make a meaningful difference. If you cannot donate, sharing this fundraiser can help bring us closer to our goal.
Thank you for standing with Stevie and her family during this challenging time. Your kindness is deeply appreciated and means the world to us.
With gratitude,
Grejd Hyska
-Shqip-
Përshëndetje,
Unë jam Grejd, kushëria e madhe e një vajze të mrekullueshme të quajtur Stevie K. Në fund të tetorit të këtij viti morëm një lajm tronditës, kushërira ime e vogël u diagnostifikua me meduloblastoma WTN-activated, grada 4, një tumor shumë agresiv në tru.
Pas diagnostifikimit, Stevie iu nënshtrua një operacioni në kokë për heqjen e masës tumorale. Rezonanca magnetike për trurin dhe shtyllën kurrizore, pas operacionit fatmirësisht doli e paster dhe pa metastaza te dukshme. Sidoqoftë sfidat e Stevie sapo kanë filluar. Ajo po përballet me një trajtim 1 vjeçar mjaft të vështirë kimioterapie dhe radioterapie për të shkatërruar çdo qelizë kanceroze të mbetur dhe për të parandaluar rikthimin e sëmundjes. Panvarësisht se ky trajtim është eshte mjaft i mundimshëm për trupin dhe shëndetin e saj, kushërira ime na frymëzon cdo ditë me kurajon dhe buzëqeshjen e saj.
Përgjatë gjithë kësaj sfidë me të cilën është duke u përballur, Stevie ka përkrahë dhe motrën e saj binjake, e cila i dhuron dashuri dhe mbështetje panvarësisht sfidave të saja emocionale. Për të mbrojtur shëndetin e Stevie-t gjatë trajtimit, të dyja vajzat nuk shkojnë më në shkollë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të infeksioneve të cilat mund të komplikojnë gjëndjen e tyre.
Kjo situatë ka vënë në vështirësi të madhe prindërit e Stevie-t, të cilët po bëjnë sakrifica çdo ditë për të mbështetur e për tu përkujdesur për të dyja vajzat. Nevoja për të shoqëruar Stevie-n në spital çdo ditë për trajtimin e saj ka çuar në papunësinë e një prej prindërve. Në muajin Shkurt të dy prindërit do te kenë të ardhura më të ulëta për shkak se Stevie do të duhet të qëndrojë gjatë natës në spital me një nga prindërit e prindi tjetër do duhet të qëndrojë me të motrën në shtëpi.
Përveç këtyre vështirësive, faturat mjekësore dhe shpenzime të paparashikuara për trajtimin shtohen akoma më shumë duke arritur deri në $40'000 përgjatë gjithë vitit të trajtimit. Shpenzimet e transportit gjithashtu janë të larta, rreth $1'000 karburant në muaj, duke qenë se duhet të bëjnë 5 orë rrugë vajtje/ardhje në ditë. Në raste urgjencash mund të bëhen dhe disa rrugë ne ditë për shkak të dhimbjeve që Stevie mund të ketë. Familja e saj po bëjnë ç'mos për t'ja dalë mbanë, por nuk mund t'ja dalin dot vetëm.
Ju falenderojmë shumë për bujarinë dhe ndihmën tuaj për të lehtësuar sadopak vështirësitë e Stevie-t dhe familjes së saj.
Kërkojmë mbështetjen tuaj në mënyrë që të arrijmë të mbledhim $100'000 për mbulimin e faturave mjekësore, transportin, shpenzime bazë jetese dhe uljen drastike të të ardhurave si pasojë e papunësisë së prindërve prej nevojës për tu përkujdesur për te dyja vajzat e për të shoqëruar Stevie-n në spital përgjatë gjithë vitit . Ndihma juaj do bëjë të mundur që këto shpenzime të lehtësohen, në mënyrë që prindërit e Stevie-t të përqendrohen në mirëqenien dhe përkujdesjen e saj. Çdo donacion do të menaxhohet nga prindërit të cilët do të sigurojnë që çdo dollar të përdoret për nevojat që Stevie dhe familja e saj do të kenë gjatë gjithë vitit.
Çdo ndihmë, pavarësisht nga shuma, ka një ndikim mjaft të madh dhe mund të bëjë një ndryshim në jetën e kushërirës time.
Nëse nuk keni mundësi të bëni një donacion , shpërndarja e kësaj fushate do na ndihmonte shumë të shkonim sa më afër shumës së nevojshme.
Ju falenderoj shumë për mbështetjen që po i ofroni kushërirës time dhe familjes së saj përgjatë këtij viti të vështirë.
Me shumë mirënjohje,
Grejd Hyska

