- E
Pershendetje te gjitheve,
Po e hap kete GoFundMe per motren time, Marilia, e cila po lufton me nje semundje te rende dhe ka nevoje urgjente per trajtim.
Prej muajsh familja jone po perballet me vizita, analiza dhe shpenzime mjekesore shume te medha. Mjeket na kane rekomanduar trajtim jashte vendit dhe kjo eshte shpresa jone me e madhe per ta ndihmuar te sherohet.
Fondet do te perdoren per: • trajtimin mjekesor • analizat dhe ekzaminimet • medikamentet dhe shpenzimet spitalore
E dime qe kohet jane te veshtira per te gjithe, por cdo ndihme — qofte edhe nje shume e vogel apo nje shperndarje — mund te beje nje ndryshim te madh per motren time, vajzen e dyte qe prinderit mezi e kane pritur ta kishin.
Per transparence, do te publikojme dokumente mjekesore dhe perditesime gjate gjithe procesit te kurimit te saj.
Faleminderit nga zemra per mbeshtetjen, lutjet dhe ndihmen tuaj!





