
Shpëtojmë jetën e Gerit – 24 Vjeç
Donation protected
Një djalë 24 vjeçar ka nevojë për ndihmën tuaj
Para dy vitesh Geri Çekrezi u diagnostikua me tumor në testikuj, i cili kishte shkaktuar edhe metastaza në organet e brendshme. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për afro 6 muaj ai u trajtua me kemioterapi në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Aktualisht jeta e tij është në rrezik serioz, sepse masa e dëmtuar nga tumori në veshka dhe rrugët urinare po rritet. Për të parandaluar fatalitetin Geri duhet të kryejë urgjentisht një operacion të vështirë, i cili nuk mund të realizohet në spitalin shtetëror.
Pasi u njohën me diagnozën dhe gjendjen e pacientit, mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë kanë marrë përsipër ndërhyrjen e vështirë kirugjikale, e cila bashkë me trajtimin spitalor kushton rreth 20 mijë dollarë. Realisht kjo është një faturë e papërballueshme nga familja dhe të afërmit. Vetë Geri prej dy vitesh është i papunë për shkak të sëmundjes, po ashtu edhe të dy prindërit e tij në Gramsh.
Prandaj po e bëjmë këtë thirrje për ta ndihmuar në këtë situatë tejet të vështirë për t’i shpëtuar jetën. Të gjithë ata që kanë mundësi dhe duan të kontribuojnë financiarisht mund ta bëjnë këtë në linkun e këtij njoftimi. Të tjerët që dëshirojnë të ndihmojnë por nuk kanë mundësi mund ta shpërndajnë këtë njoftim te miqtë dhe të njohurit.
Me lutje te Zoti dhe besim në solidaritetin tuaj urojmë që Geri të marrë trajtimin e duhur dhe të vijojë jetën mes nesh
––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––
A 24-year-old young man needs your help
Two years ago, Geri Çekrezi was diagnosed with a testicular tumor, which had already caused metastases to his internal organs. After undergoing surgery at the “Nënë Tereza” Hospital Center, he received nearly six months of chemotherapy at the Oncology Hospital in Tirana. His life is now in serious danger because the tumor-damaged mass in his kidney and urinary tract is growing. To avert a fatal outcome, Geri urgently needs to undergo a difficult surgery that cannot be performed in a state hospital.
After learning about the diagnosis and the patient’s condition, the doctors at the American Hospital in Tirana have agreed to perform this challenging surgical procedure, which, along with the hospital treatment, costs about 20,000 dollars. This is an unaffordable expense for his family and relatives. Geri himself has been unemployed for two years due to his illness, as have both of his parents in Gramsh.
That is why we are making this appeal to help him through this extremely difficult situation and save his life. Everyone who is able and willing to contribute financially can do so via the link provided in this announcement. Those who wish to help but cannot contribute financially are encouraged to share this announcement with friends and acquaintances.
With prayers to God and trust in your solidarity, we hope that Geri receives the proper treatment and continues his life among us.
Organizer

Edvin Molla
Organizer
Los Angeles, CA