- H

Së bashku per të ardhmen e Xhamisë dhe Qendrës sonë arsimore
0% complete
€5,692 raised of €890K
100 donations
(Deutsch unten)
Së bashku ta sigurojmë të ardhmen e Xhamisë dhe Qendrës sonë Arsimore!
610.000 € të paguara – edhe 890.000 € për shlyerjen e plotë të Xhamisë dhe Qendrës sonë Arsimore në Freiburg!
Qendra Islame Shqiptare Vizion e.V. Freiburg
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Të dashur vëllezër, motra, miq dhe mbështetës,
Me ndihmën e Allahut kemi arritur shumë deri më tani. Synimi ynë është të ndërtojmë dhe ta ruajmë Xhaminë dhe Qendrën tonë Arsimore për muslimanët në Freiburg dhe për brezat që do të vijnë – një vend i adhurimit, dijes, bashkimit, si dhe i ruajtjes së gjuhës dhe kulturës sonë.
Falë bujarisë së shumë besimtarëve dhe donatorëve, deri më tani janë paguar 610.000 €. Megjithatë, ende mungojnë 890.000 € për ta shlyer plotësisht këtë projekt të bekuar.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Xhamitë e Allahut i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, falin namazin dhe japin zekatin…”
(Et-Teube, 9:18)
Po ashtu Allahu thotë:
“Shembulli i atyre që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut është si një kokërr që mbin shtatë kallinj, e në çdo kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon kujt të dojë.”
(El-Bekare, 2:261)
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Me donacionin tënd ti nuk mbështet vetëm një ndërtesë. Ti mbështet një vend ku:
• falen namazet e përditshme,
• fëmijët mësojnë Kuranin,
• të rinjtë edukohen me vlerat islame,
• përhapet dija dhe edukimi,
• familjet dhe komuniteti mblidhen së bashku,
• ruhet dhe kultivohet gjuha shqipe dhe kultura jonë,
• forcohet identiteti i brezave të rinj,
• promovohet respekti, solidariteti dhe bashkëpunimi.
Çdo kontribut na afron më pranë qëllimit tonë. Së bashku mund t’i arrijmë 890.000 € që mungojnë dhe ta sigurojmë këtë shtëpi të Allahut për komunitetin tonë dhe për brezat e ardhshëm.
Shfrytëzoje këtë mundësi për një Sadaka Xharije, shpërblimi i së cilës vazhdon për aq kohë sa në këtë xhami falet namazi, mësohet Kurani, përhapet dija dhe bëhen vepra të mira.
Dhuroni sot dhe bëhuni pjesë e këtij projekti të bekuar.
Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë çdo kontribut, ta shumëfishojë shpërblimin e tij dhe ta bëjë këtë qendër burim bereqeti për gjithë komunitetin tonë.
Allahu ju shpërbleftë me të mira!
(Deutsch)
Gemeinsam die Zukunft unserer Moschee und unseres Bildungszentrums sichern!
610.000 € geschafft – noch 890.000 € bis zur vollständigen Abbezahlung unserer Moschee und unseres Bildungszentrums in Freiburg
Islamisches Albanisches Zentrum Vizion e.V. Freiburg
Im Namen Allahs, des Allerbarmers, des Barmherzigen.
Liebe Geschwister, liebe Freunde und Unterstützer,
mit Allahs Hilfe haben wir bereits viel erreicht. Unser Ziel ist eine Moschee und ein Bildungszentrum für die Muslime in Freiburg und kommende Generationen – ein Ort des Gebets, des Wissens, der Gemeinschaft sowie der Pflege unserer Sprache und Kultur.
Dank vieler großzügiger Unterstützer wurden bereits 610.000 € bezahlt. Es fehlen jedoch noch 890.000 €, um das Projekt vollständig abzubezahlen.
Allah ﷻ sagt:
“Die Moscheen Allahs werden nur von denen belebt, die an Allah und den Jüngsten Tag glauben, das Gebet verrichten und die Zakah entrichten.”
(Sure At-Tawba 9:18)
Und Er sagt:
“Das Gleichnis derjenigen, die ihr Vermögen auf Allahs Weg ausgeben, ist das eines Samenkorns, das sieben Ähren wachsen lässt; in jeder Ähre sind hundert Körner. Und Allah vervielfacht für wen Er will.”
(Sure Al-Baqara 2:261)
Der Prophet ﷺ sagte:
“Wer für Allah eine Moschee baut, für den baut Allah ein Haus im Paradies.”
(Sahih al-Bukhari und Sahih Muslim)
Mit deiner Spende unterstützt du einen Ort, an dem:
• die täglichen Gebete verrichtet werden,
• Kinder den Quran lernen,
• Jugendliche islamische Werte vermittelt bekommen,
• Wissen weitergegeben wird,
• Familien und Gemeindemitglieder zusammenkommen,
• die albanische Sprache und Kultur gepflegt werden,
• die Identität unserer Kinder und Jugendlichen gestärkt wird,
• gegenseitiger Respekt, Zusammenhalt und gesellschaftliches Engagement gefördert werden.
Jeder Beitrag bringt uns dem Ziel näher. Gemeinsam können wir die fehlenden 890.000 € erreichen und dieses Haus Allahs dauerhaft für unsere Gemeinschaft sichern.
Nutze diese Gelegenheit für eine Sadaqa Jariya, deren Belohnung fortbesteht, solange Menschen in dieser Moschee beten, lernen, den Quran lesen, Wissen weitergeben und Gutes tun.
Spende heute und werde Teil dieses segensreichen Projekts.
Möge Allah ﷻ jede Spende annehmen, sie vielfach belohnen und dieses Haus zu einer Quelle des Segens für die gesamte Gemeinschaft machen.





