Save Albion’s Sight: The Race Against March 18th

Albion’s emergency care hinges on a €30–50k bank guarantee, rent, tests, meds

532 donors
0% complete

$51,011 raised of $60K

Save Albion’s Sight: The Race Against March 18th

Donation protected
URGENT: Be the Key to Albion’s Cure. A Race Against March 18th.

** Text in Albanian below **
** Teksti në shqip më poshtë **

The Silent Enemy
Albion is a bright young boy from Albania, and he is fighting a battle no child should know. He suffers from a rare and aggressive condition involving toxic iron overload (Hyperferritinemia). This excess iron acts as a poison in his bloodstream and has already begun to steal his sight.

In late 2025, Albion underwent two emergency eye surgeries, but the root cause remains. Now, doctors fear the iron is moving toward his brain.

The Mission: Italy, February 23rd
On February 23rd, Albion and his mother, Suela, must return to Italy. Their goal is to reach a world-renowned specialist who can finally provide a definitive diagnosis and a cure to stop the permanent damage to Albion’s eyes and neurological health.

The Financial "Key" to State Care
Many ask: "Isn't medical care in Italy state-funded?" The answer is complicated. While the Italian healthcare system is world-class, as a non-EU citizen, access for Albion is currently locked behind a legal wall.

To secure the residency permit (Permesso) required for Albion to receive state-funded hospital care, the Italian government requires a Bank Guarantee (Fidejussione) of €50,000. This is the "Key":

Before March 18: Albion has temporary insurance.

After March 18: That insurance expires. Without the bank guarantee, the state-funded care stops. Every MRI, every specialist visit, and every life-saving treatment will become an impossible out-of-pocket expense.

We are not just raising money for a bill; we are raising the legal guarantee required to unlock the specialized medical system that can save Albion’s life.

Why Your Help is Critical
Suela is Albion's mother, a public servant who has had to leave her work to be Albion’s full-time caretaker. Beyond the legal guarantee, she is fighting to cover:

  • Housing & Survival: The hospital only provides a bed for the child. Suela must rent a modest home near the facility and cover daily costs for food and transport in a foreign country.
  • Diagnostic Testing: Specialized blood mapping and brain MRIs needed to find the "name" of this disease.
  • Medication: Critical treatments not fully covered by the "ticket" (co-pay) system.

A Mother’s Plea
"My only hope is for my son to be healthy and to have his sight saved," Suela says. "I have the receipts, I have the medical records, but I don't have the funds to get past this deadline. Thank you for standing with us in these difficult days."

How You Can Help
The clock is ticking toward March 18th. Please donate today to help us secure the guarantee that keeps Albion in the hospital and under the care of some of the world’s best doctors. If you cannot donate, please share his story urgently.

Let’s unlock the care Albion needs to see a future.

******

URGJENTE: Bëhu Çelësi i Shërimit të Albionit. Një Garë me Kohën deri më 18 Mars.

Armiku i Heshtur
Albioni është një djalë i vogël dhe i qeshur nga Shqipëria, i cili po lufton një betejë që asnjë fëmijë nuk duhet ta njohë. Ai vuan nga një gjendje e rrallë dhe agresive: nivele tepër të larta të ferritinës në gjak (Hyperferritinemia). Kjo ferritinë e lartë vepron si helmi në gjakun e tij dhe tashmë ka filluar t'i rrëmbejë shikimin.

Në fund të vitit 2025, Albioni iu nënshtrua dy operacioneve urgjente në sy, por shkaku kryesor i sëmundjes mbetet ende aty. Tani, mjekët kanë frikë se hekuri po lëviz drejt trurit të tij.

Misioni: Itali, 23 Shkurt
Më 23 shkurt, Albioni dhe nëna e tij, Suela, duhet të nisen drejt Italisë. Qëllimi i tyre është të kontaktojnë me një profesor të njohur botëror, i cili mund të bëjë diagnostikimin e saktë dhe të gjejë kurimin për të ndaluar dëmtimin e përhershëm të syve dhe shëndetit neurologjik të Albionit.

"Çelësi" Financiar për Mjekimin nga Shteti
Shumë njerëz pyesin: "A nuk mbulohet mjekësia në Itali nga shteti?" Përgjigjja është e komplikuar. Edhe pse sistemi shëndetësor italian është i shkëlqyer, si shtetas jashtë Bashkimit Evropian, hyrja në këtë sistem për Albionin është e bllokuar nga një barrierë ligjore.

Për të siguruar lejen e qëndrimit (Permesso) që i duhet Albionit për të përfituar mjekimin e mbuluar nga shteti, qeveria italiane kërkon një Garanci Bankare (Fidejussione) prej 50,000 euro. Ky është "Çelësi":

Para 18 Marsit: Albioni ka një siguracion të përkohshëm.

Pas 18 Marsit: Ky siguracion skadon. Pa garancinë bankare, mbulimi nga shteti ndalon. Çdo rezonancë magnetike (MRI), çdo vizitë te specialisti dhe çdo mjekim jetëshpëtues do të kthehet në një kosto të papërballueshme që duhet paguar nga vetë familja.

Ne nuk po mbledhim para thjesht për një faturë; ne po mbledhim garancinë ligjore që i hap derën sistemit mjekësor të specializuar që mund të shpëtojë jetën e Albionit.

Pse ndihma juaj është kritike?
Suela është nëna e Albionit, një punonjëse e administratës publike e cila është detyruar të lërë punën për t'u kujdesur gjatë gjithë kohës për të. Përveç garancisë bankare, ajo po lufton për të mbuluar:

  • Strehimin dhe Jetesën: Spitali ofron shtrat vetëm për fëmijën. Suelës i duhet të marrë një shtëpi me qira pranë spitalit dhe të mbulojë shpenzimet e ushqimit dhe transportit në një shtet të huaj.
  • Analizat Specifike: Rezonanca magnetike të trurit dhe ekzaminime të detajuara të gjakut që nevojiten për t'i vendosur një "emër" kësaj sëmundjeje.
  • Ilaçet: Trajtime kritike që nuk mbulohen plotësisht nga sistemi i "ticket-it" (bashkëpagesës).

Lutja e një Nëne
"Shpresa ime e vetme është që djali im të jetë i shëndetshëm dhe t'i shpëtohen sytë," thotë Suela. "I kam faturat, i kam dokumentet mjekësore, por nuk i kam mjetet financiare për të kaluar këtë afat kohor. Ju falënderoj që na qëndroni pranë në këto ditë të vështira."

Si mund të ndihmoni?
Koha po mbaron dhe data 18 mars po afrohet. Ju lutem dhuroni sot për të na ndihmuar të sigurojmë garancinë që e mban Albionin në spital dhe nën kujdesin e mjekëve më të mirë në botë. Nëse nuk keni mundësi të dhuroni, ju lutem shpërndajeni historinë e tij urgjentisht.

Le të hapim derën e mjekimit që Albioni të mund të shohë të ardhmen.

Organizer

Martin Markaj
Organizer
Miami Beach, FL
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee