- I
- E
Përshëndetje, unë jam Kristalina. Jam vetëm 14 vjeçe dhe prej muajsh jeta ime është brenda një dhome spitali. Pas një hemorragjie shumë të rëndë në tru dhe operacionit të vështirë që kam bërë, po vazhdoj të luftoj çdo ditë për jetën time. Kam kaluar dhimbje, temperatura, infeksione dhe shumë procedura të vështira… por ende nuk kam hequr dorë nga shpresa.
Unë kam ëndrra si çdo vajzë e moshës sime. Dua të kthehem në shkollë, të qesh përsëri me shoqet e mia dhe të jetoj jetën time si më parë. Nuk dua që ëndrrat e mia të ndërpriten këtu.
Mjekët kanë thënë që për t’u shëruar kam nevojë të vazhdoj trajtimin në Turqi, në një spital të specializuar. Ky trajtim është shumë i kushtueshëm dhe prindërit e mi, edhe pse po bëjnë gjithçka, nuk kanë mundësi ta përballojnë.
Prandaj po ju kërkoj ndihmë me gjithë zemër. Ju lutem më ndihmoni të jetoj dhe të kem një shans për t’u shëruar. Çdo ndihmë, sado e vogël, për mua është një shpresë më shumë.
Ju lutem ndani mesazhin tim që ëndrra ime për të jetuar të mos ndalet këtu.





