Në ndihmë të Nexhmiut me sklerozë multiple

  • P
  • E
1608 donors
0% complete

€71,680 raised of €107K

Në ndihmë të Nexhmiut me sklerozë multiple

Donation protected
Nexhmi Hamzallari është vetëm 38 vjeç, dhe çdo ditë e tij është një betejë për të ruajtur aftësitë më elementare të jetës.
Prej 10 vitesh, ai përballet me sklerozën multiple, një sëmundje e pamëshirshme që dëmton sistemin nervor dhe e privon ngadalë nga lëvizjet, ekuilibri, shikimi, e madje edhe fjala.

Por më e fortë se dhimbja është dashuria për dy fëmijët e tij të vegjël.
Ata janë arsyeja pse Nexhmiu zgjohet çdo mëngjes, edhe kur trupi nuk e dëgjon më.

“Unë nuk kërkoj mrekulli,” thotë ai. “Vetëm një shans për t’u qëndruar pranë fëmijëve të mi, për t’i parë të rriten.”

Ky shans ekziston. Një trajtim i specializuar me qeliza staminale dhe rehabilitim robotik, që nuk mund të kryhet në Shqipëri, mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes dhe t’i japë kohë, shpresë dhe jetë më të mirë.

Por kostoja është shumë e lartë dhe koha nuk pret.
Atij i duhen 6 seanca të tjera me qeliza staminale, 30 seanca me rehabilitim robotik, dhe fizioterapi e përjetshme.

Nexhmiu ka nevojë për ne tani.
Çdo ndihmë, çdo donacion, çdo shpërndarje mund të bëjë diferencën mes shpresës dhe dorëzimit.
Le t’i japim mundësinë të përqafojë fëmijët e tij edhe nesër!

SQARIME RRETH ORGANIZATORIT DHE PËRDORIMIT TË FONDEVE

Unë, Dritan Qorri, me banim në provincën e Bergamos, Itali, jam kushëriri i Nexhmi Hamzallarit, 38 vjeç, nga Elbasani, Shqipëri.
Këtë fushatë e kam hapur me kërkesë të Nexhmiut dhe të familjes së tij, për ta ndihmuar në mbledhjen e fondeve të nevojshme për trajtimin e tij mjekësor, pasi GoFundMe aktualisht nuk është i disponueshëm në Shqipëri.

Historia e Nexhmiut është transmetuar për herë të parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare”TV Klan, më 2 nëntor 2025.

Pas publikimit të historisë, rrjeti spitalor Medicana në Turqi ofroi ndihmë humanitare duke mbuluar dy seanca të para me qeliza staminale dhe një paketë rehabilitimi robotik.
Emisioni i dytë, i transmetuar më 9 nëntor 2025, mund të shihet këtu:

Megjithatë, Nexhmiut i duhen edhe 6 seanca të tjera me qeliza staminale, 30 seanca rehabilitimi robotik, dhe fizioterapi e përhershme.
Kostoja e këtyre trajtimeve është shumë e lartë, ndaj u vendos të krijohej kjo fushatë për të mbledhur mbështetjen e nevojshme.

Pasi të mblidhet shuma e synuar, të gjitha fondet do të transferohen nga llogaria ime bankare në Itali:

  • në llogarinë bankare të Nexhmi Hamzallarit në Shqipëri, ose

  • drejt në spitalin që do marrë përsipër trajtimin, në varësi të mënyrës më të sigurt për të kryer pagesat për trajtimin.

Të gjitha donacionet do të përdoren ekskluzivisht për mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe rehabilitimit të Nexhmiut.
Unë jam vetëm organizatori teknik i fushatës dhe nuk përfitoj asnjë shumë nga kjo ndihmë.
Faleminderit çdo personi që kontribuon dhe ndan këtë thirrje për të ndihmuar Nexhmiun të vazhdojë trajtimin e tij.

-----
CHIARIMENTI SULL’ORGANIZZATORE E SULL’UTILIZZO DEI FONDI

Io, Dritan Qorri, residente nella provincia di Bergamo, Italia, sono il cugino di Nexhmi Hamzallari, 38 anni, di Elbasan, Albania.
Ho aperto questa campagna su richiesta di Nexhmi e della sua famiglia, per aiutarlo a raccogliere i fondi necessari al suo trattamento medico, poiché GoFundMe attualmente non è disponibile in Albania.

La storia di Nexhmi è stata trasmessa per la prima volta nella rubrica “Ka një mesazh për ty” del programma televisivo “E diela shqiptare” su TV Klan, il 2 novembre 2025.

Dopo la diffusione della sua storia, la rete ospedaliera Medicana in Turchia ha offerto un aiuto umanitario coprendo le prime due sedute con cellule staminali e un pacchetto di riabilitazione robotica.
La seconda puntata, trasmessa il 9 novembre 2025:

Tuttavia, Nexhmi ha ancora bisogno di 6 ulteriori sedute di cellule staminali, 30 sedute di riabilitazione robotica e fisioterapia permanente.
Il costo di questi trattamenti è molto elevato, pertanto si è deciso di creare questa campagna per raccogliere il sostegno necessario.

Una volta raggiunto l’obiettivo prefissato, tutti i fondi verranno trasferiti dal mio conto bancario in Italia:

  • sul conto bancario di Nexhmi Hamzallari in Albania, oppure

  • direttamente alla clinica che si occuperà del trattamento, a seconda della modalità più sicura per effettuare i pagamenti medici.

Tutte le donazioni saranno utilizzate esclusivamente per coprire le spese mediche e di riabilitazione di Nexhmi.
Io sono solo l’organizzatore tecnico della campagna e non traggo alcun beneficio personale da questa iniziativa.

Grazie di cuore a tutti coloro che contribuiscono e condividono questo appello per aiutare Nexhmi a continuare il suo percorso di cura.





Organizer

Dritan Qorri
Organizer
Province of Bergamo
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee