
Në ndihmë urgjente për përmbytjet në Durrës
0% complete
€8,344 raised of €15K
137 donations
Esselamu alejkum! Sapo u informova që shumë shtëpi të besimtarëve muslimanë në Durrës dhe poashtu edhe të disa hoxhallarëve tanë, janë përmbytur dhe kanë pësuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz përveçse mund të ketë pasoja nëse nuk ndërhyhet për t’u ndihmuar në këtë situatë ku u rrezikohet edhe shëndeti në këto ditë të ftohta. Prandaj, pasi u këshillova edhe me vëllezër të zonës dhe siç keni parë edhe reagime në publik nga hoxhallarët, e ndjej për detyrë që të organizojmë së bashku një nismë për t’u ndihmuar financiarisht për të tejkaluar situatën.
Momentalisht vlerësim të saktë të dëmeve nuk ka për arsye se uji vazhdon të jetë në nivele të larta. Gjithashtu kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza të cilat rrezikojnë edhe më shumë shëndetin e banorëve të Durrësit. Për momentin, urgjente e konsiderojmë si ndihmë nëse arrrijmë të garantojmë mbështetje për strehimin e tyre të përkohshëm diku tjetër pasi shtëpitë i kanë deri në brez me ujë. Gjithashtu edhe ngrohje, veshmbathje e ushqime si dhe ilaçe. Të gjitha fondet do u dorëzohen Lidhjes së Hoxhallarëve që t’i administrojnë në terren sipas nevojave. Kështuqë unë dhe ju bëjmë pjesën tonë nga kudo që jemi. Ju ftoj të kontriboni.
Për informacione të mëtejshme mund të më kontaktoni në privat ose kontaktoni me Lidhjen e Hoxhalllarëve përfshi pastaj edhe menaxhimin e fondeve.
Kujtoj që kontributi im është i pavarur, vullnetar dhe me synim të lehtësimit të situatës të paktën për vëllezërit e motrat tona në fe dhe hoxhallarët tanë por nëse bëhet edhe më shumë pse jo.
Jusufi, Afrim Gerbeti.
Ndihma juaj ka rëndësi edhe në shpërndarjen e kësaj thirrjeje e edhe në dhurim.
Allahu ua lehtësoftë edhe ju ditët e vështira!

