Ndihmoni Eduardin për transplantin e veshkës!

  • D
380 donors
0% complete

€21,905 raised of €60K

Ndihmoni Eduardin për transplantin e veshkës!

Të dashur miq, bashkëatdhetarë dhe njerëz zemërgjerë,


Me zemër plot mirënjohje ju njoftojmë se fondet për trajtimin e vëllait tonë, Eduardit, janë grumbulluar me sukses dhe ai tashmë ndodhet në Turqi, ku po trajtohet për transplantin e veshkës.


Si organizator i kësaj nisme, bashkë me familjen Pajaziti, ndiej një detyrim të madh moral për të ju falënderuar nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Në këto momente të vështira, ju treguat se forca jonë qëndron në unitet, në dhembshuri dhe në gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Çdo ndihmë, qoftë e madhe apo e vogël, ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe ka sjellë shpresë aty ku ajo është më e nevojshme.


Të themi "faleminderit" është shumë pak krahasuar me atë që ju keni bërë për ne. Solidariteti dhe dashuria juaj dëshmuan edhe një herë shpirtin e madh të shqiptarëve anembanë botës.


Lusim Zotin që askush të mos përballet me sfida të tilla dhe që gjithmonë të jeni të bekuar me shëndet, lumturi dhe begati. Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe përkushtimin tuaj!


Me shumë dashuri dhe respekt,

Familja Pajaziti & Riza Haxhija

Organizer

Haxhija Riza
Organizer
Ingolstadt, Bayern
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee