- E
- S
Të nderuar shokë, miq, dashamirë dhe bamirës,
Liridoni po përballet me një sëmundje të rëndë – tumor të avancuar në veshkë dhe ureter.
Ju njoftojmë se gjendja e tij është rënduar edhe më tej. Pas trajtimit 3-mujor në Shqipëri me kimioterapi dhe imunoterapi, analizat e fundit treguan se terapia fatkeqësisht nuk ka dhënë efektin e duhur. Edhe pse shpenzimet për këtë terapi ishin të mëdha, fatkeqësisht rezultuan pa efekt.
Përballë kësaj situate kritike, mjekët kanë rekomanduar trajtim urgjent të specializuar në Turqi, ku ai tashmë ka filluar procedurat e para. Ky trajtim përfshin fillimisht terapi të avancuara me teknologji të re (Padcev + Keytruda), e më pas ndërhyrje kirurgjikale, duke rritur ndjeshëm kostot e përgjithshme.
Shuma totale e trajtimit parashikohet të arrijë rreth 200,000€.
Fatkeqësisht, për shkak të rritjes së madhe të kostove, jemi të detyruar të kërkojmë sërish ndihmën tuaj.
Ju lutemi, ndani këtë apel me familjarët dhe miqtë tuaj — çdo shpërndarje dhe çdo ndihmë ka vlerë të jashtëzakonshme.
Faleminderit nga zemra për zemërgjerësinë dhe mbështetjen tuaj. Zoti ju shpërbleftë

