- E
- F
Vëllai ynë po përballet me sfida të rënda shëndetësore që kanë nisur më shumë se 7 vite më parë. Pas shumë operacioneve në bark dhe më pas në këmbë, ai sot ka humbur njërën këmbë dhe është në rrezik edhe me këmbën tjetër për shkak të problemeve të rënda të qarkullimit (trombozë).
Pas përpjekjeve të pasuksesshme në vend, familjarisht kemi vendosur ta dërgojmë për shërim në një spital në Turqi, ku më parë ka pasur sukses të pjesshëm. Këtë herë, mjekët po kërkojnë ndërhyrje të re që fatkeqësisht ka një kosto të lartë, të papërballueshme për ne si familje.
Po ju drejtohemi me dorë zemër në për ndihmë – kush ka mundësi, me aq sa mundet.
E dimë që ka shumë kërkesa e halle në botë, por një ndihmë e vogël nga ju, për ne është shpresë e madhe.
Nëse dikush kërkon dokumente ose prova, jemi të gatshëm t’i ndajmë privatisht. Faleminderit që e lexuat dhe faleminderit për çdo ndihmë, ndarje apo lutje.
Me shumë respekt,
Familja Jashari Fshati Mateç


