
Ndihmë për Portalix
Donation protected
Jeta ndonjëherë me të vërtetë të mbështet për muri. Por janë pikërisht këto momente ku dallohet ai që ka qëllime të përkohshme nga ai që nuk e ndjen as murin prapa shpinës sepse është i fokusuar tek qëllimi.
Zakonisht kur nuk mbeten më opsione, lindin idetë dhe iniciativat më të mira.
Ditëve në vazhdim do të njoftoheni me një projekt që e kemi pas në kokë gjatë kohë, por më në fund mblodhëm guximin ta finalizojmë.
Projekt që do të vazhdojë ta luftojë korrupsionin, krimin, pafytyrësinë, gënjeshtrën dhe kaosin. Por pse jo edhe ndërgjegjësimin, edukimin, argëtimin dhe transmetimin e kulturës.
Projekt që buron nga kërkesa e qytetarit për më shumë drejtësi, më shumë transparencë dhe korrektësi.
Në këtë projekt do të jemi bashkë... Unë, ti dhe secila palë që mendon se shumë dukuri negative mund t'i ndalojmë së bashku.
Përkrahja juaj nuk ka munguar asnjëherë prej ditës së parë që kam filluar me gazetari, pres që kjo përkrahje të jetë edhe më e fuqishme me qëllim që edhe puna jonë të jetë më konkrete.
Shihemi së shpejti ✖️
Organizer
furkan saliu
Organizer
Düsseldorf, Nordrhein-Westfalen