- S
- j

Ndihme per Eglantinen
0% complete
€1,338 raised of
26 donations
Përshëndetje,
Kërkojmë ndihmën tuaj për Eglantina Cakën, 32-vjeçare, mamaja e nje vajze te vogel 2- vjecare e cila po përballet me një tumor agresiv në stomak që ka metastazuar edhe në vezoren e djathtë. Aktualisht ajo po ndjek trajtime, por kostot spitalore dhe terapitë e nevojshme janë shumë të larta, sidomos duke pasur parasysh që sëmundja ka avancuar ndjeshëm.
Eglantina nuk ka familje dhe burimet e saj ekonomike janë shumë të kufizuara. Ajo jeton e vetme dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të përballuar faturat e spitalit dhe terapinë që i duhet urgjentisht. Ndaj po ju drejtohemi juve me shpresën se mund të kontribuoni, qoftë edhe me pak, për ta ndihmuar të vazhdojë trajtimin që i shpëton jetën.
Gjendja e saj është e rëndë dhe çdo ndihmë, sado e vogël, do të ishte shumë e vlefshme. Aktualisht personi që po kujdeset për të nuk ndodhet në Shqipëri dhe po përpiqet të mbulojë shpenzimet, por situata është bërë e papërballueshme.
Ju falenderojmë nga zemra për çdo mbështetje dhe përzemërsi që mund të ofroni.
