- N

Ndihmë për bashkëshorten e "Gjyshit Të Protetës"
0% complete
£15,521 raised of £35K
505 donations
Kjo nismë është marrë përsipër nga gazetari Klevi Muka dhe Av. Lulzim Tanushi
Të bëhemi bashkë për shëndetin e bashkëshortes së Hekuran Golemit
Shumë prej nesh e njohin Hekuran Golemin si qytetarin që, me pankartat e tij, ka shprehur shqetësimet dhe problematikat e shoqërisë shqiptare.
Por përtej figurës së tij publike, Hekurani është një bashkëshort dhe një njeri që po përballet me një sfidë të vështirë familjare: sëmundjen e bashkëshortes së tij.
Përballja me sëmundjen, kostot e trajtimit dhe vështirësitë që e shoqërojnë këtë situatë kanë rënduar ndjeshëm gjendjen ekonomike të familjes së tij.
Sëmundja nuk përjashton askënd. Secili prej nesh mund të gjendej përballë një realiteti të tillë, pavarësisht bindjeve, profesionit apo rrugëtimit të tij në jetë.
Për këtë arsye, kemi ndërmarrë këtë nismë solidariteti për të ndihmuar familjen Golemi në përballimin e shpenzimeve të kurimit dhe të detyrimeve financiare të krijuara si pasojë e kësaj situate.
Kjo është një nismë njerëzore, përtej çdo dallimi apo bindjeje politike.
Çdo kontribut, sado modest, dhe çdo shpërndarje e kësaj fushate mund të bëjë një ndryshim në jetën e kësaj familjeje.
Sepse përballë sëmundjes, ajo që na bashkon është njerëzillëku.
Faleminderit për çdo akt solidariteti!




