- E
- E
Të dashur miq, familjarë dhe të gjithë njerëzit me zemër të mirë,
Po ju shkruaj si nënë, me zemrën e thyer dhe me shpresën e vetme që vajza ime të përballojë këtë betejë.
Vajza ime, Ariola Habilaj, është diagnostikuar me kancer ovarian në stad të avancuar, i cili fatkeqësisht është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Kjo ka qenë një goditje e madhe për ne si familje dhe një periudhë shumë e vështirë emocionale dhe shpirtërore.
Ariola jeton në Sydney, Australi prej disa vitesh, ku ka ndërtuar jetën e saj me shumë sakrifica dhe punë. Sot ajo gjendet përballë kësaj situate krejtesisht e vetme dhe trajtimi pritet të zgjasë disa muaj. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ajo nuk është në gjendje të punojë dhe shpenzimet e përditshme dhe mjekësore janë shumë të mëdha.
Duke qenë se Ariola ka qenë duke luftuar për dokumentat e qëndrimit në Australi, ajo nuk i ka të gjitha benefitet nga siguracioni shoqëror.
Si nënë, kam vendosur të udhëtoj drejt Australisë për të qenë pranë saj në këtë periudhë të vështirë, për ta mbështetur dhe për të mos e lënë vetëm. Por ky udhëtim dhe qëndrimi atje kërkojnë shpenzime shumë të mëdha, të cilat për ne janë të vështira për t’u përballuar.
Gjithçka ka ndodhur shumë papritur dhe ne po përballemi me një situatë ku çdo ndihmë është jetike — si për trajtimin e saj, si për jetesën e përditshme, ashtu edhe për mundësinë që familja të jetë pranë saj.
Prandaj, me përulësi dhe me shumë dhimbje, ju kërkoj ndihmë.
Çdo kontribut, sado i vogël, për ne do të thotë shumë dhe do të shkojë drejtpërdrejt për kujdesin e Ariolës dhe për të mundësuar që unë të jem pranë saj gjatë trajtimit.
Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutem shpërndajeni këtë mesazh — edhe kjo është një ndihmë e madhe për ne.
Ju falënderoj nga zemra për çdo lutje, mbështetje dhe dashamirësi në këtë kohë kaq të vështirë për familjen tonë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Raimonda Habilaj
** English Version
Dear friends, family and all people with good hearts,
I am writing to you as a mother, with a broken heart and with the only hope that my daughter will not have to face this battle.
My daughter, Ariola Habilaj, has been diagnosed with advanced ovarian cancer, which has unfortunately spread to other parts of her body. This has been a huge blow to us as a family and a very difficult emotional and spiritual period.
Ariola has been living in Sydney, Australia for several years, where she has built her life with many sacrifices and work. Today she finds herself facing this situation completely alone and her treatment is expected to last several months. Due to her health condition, she is unable to work and her daily and medical expenses are very high.
Since Ariola has been fighting for her residency documents in Australia, she does not have all the benefits from social security.
As a mother, I have decided to travel to Australia to be with her during this difficult period, to support her and not leave her alone. But this trip and the stay there require very large expenses, which are difficult for us to afford.
Everything has happened very suddenly and we are facing a situation where any help is vital — both for her treatment, for her daily life, and for the opportunity for her family to be with her.
Therefore, with humility and great pain, I ask for your help.
Any contribution, no matter how small, will mean a lot to us and will go directly to Ariola's care and to enable me to be with her during treatment.
If you are unable to help financially, please share this message — this is also a great help for us.
I thank you from the bottom of my heart for every prayer, support and kindness during this very difficult time for our family.
With respect and gratitude,
Raimonda Habilaj


