My family after having a tragedy

  • J
  • L
236 donors
0% complete

£15,489 raised of £50K

My family after having a tragedy

Donation protected
NJË THIRRJE NGA ZEMRA PËR FAMILJEN SADRI MEMIA
Fshati Myhejan

Kjo që shihni në foto nuk është thjesht një shtëpi e djegur.
Është streha e një familjeje që sot ka mbetur pa asgjë.

Më datë 22 janar, kjo familje u përball me një tragjedi të rëndë:
shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri dhe u shkatërrua plotësisht.

Kjo ngjarje tragjike i mori jetën bashkëshortes dhe nënës, Dritë Memia (Gjoni), e cila luftoi për jetën për 6 ditë në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli.
Një grua me zemër të madhe, e dashur për familjen dhe komunitetin, la pas një dhimbje të pazëvendësueshme.

I zoti i shtëpisë, Sadri Memia, mësues dhe njeri që i ka shërbyer brezave me dije dhe përkushtim, ndodhet ende në spital, duke u trajtuar për pasojat e rënda të kësaj tragjedie.

Zjarri u mori gjithçka.
Sot kjo familje ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një dritë shprese:
• Ndihmë financiare
• Materiale ndërtimi
• Mbështetje morale
• Shpërndarja e këtij mesazhi

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bashkohemi si një familje e vetme.
Së bashku mund t’i ndihmojmë të ringrihen dhe të përballojnë këtë dhimbje të madhe.

Kush nuk ka mundësi të ndihmojë financiarisht, le ta shpërndajë këtë thirrje, që kjo familje të mos mbetet vetëm në këtë moment kaq të vështirë.

Kontakt:
+355 68 [phone redacted]
+355 68 [phone redacted] – djemtë Arbër dhe Aldon Memia

IBAN për ndihmë financiare:
AL17202113430000000020827575

Organizer

Arber Memia
Organizer

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee