Mbështetje për familjen e Fatjon Ballës

997 donors
0% complete

£47,062 raised of £20K

Mbështetje për familjen e Fatjon Ballës

Donation protected
Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se i dashuri ynë, Fatjon Balla, më 5 Prill 2026, ndërroi jetë në Barcelonë pas një beteje të vështirë me kancerin, melanomën. Kjo është një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur.

Në këto momente të vështira, familja e Tonit po kryen procedurat e nevojshme për ta kthyer trupin e tij në Tiranë, pranë njerëzve të zemrës, në mënyrë që t’i japin lamtumirën e fundit me dinjitet dhe të zhvillojnë ceremoninë mortore në vendlindje.

Fatkeqësisht, kostot e ndryshme, përfshirë transportin e trupit nga Barcelona në Tiranë, si edhe shpenzimet e tjera të lidhura me procedurat përkatëse, janë shumë të larta për familjen në këtë periudhë kaq të dhimbshme.

Gjatë 37 viteve të jetës së tij, Toni i kushtoi kohë, energji dhe përkushtim shumë kauzave të rëndësishme në Shqipëri dhe më gjerë. Prandaj, mendojmë se kjo është një kohë kur mund të lehtësojmë sadopak barrën e familjes së tij dhe të tregojmë mirënjohjen për gjithçka ai dha.

Për këtë arsye është krijuar kjo fushatë dhe kërkojmë mbështetjen tuaj. Çdo kontribut, sado i vogël, është një ndihmë e madhe për të bërë të mundur kthimin e tij në atdhe dhe për t’i dhënë lamtumirën që meriton.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo ndihmë, lutje dhe shpërndarje të kësaj fushate. Mbështetja juaj do të thotë shumë për familjen në këtë moment të vështirë.

Kjo fushatë është krijuar nga Danieli, djali i dajës së madh të Tonit, në emër të familjes.

Organizer

Daniel Nikolla
Organizer
England
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee