- N
Përshëndetje të gjithëve,
Familja Sadushi dhe unë po ju drejtohemi me zemër për të kërkuar mbështetjen tuaj për kushëririn tonë të dashur 8-vjeçar, Arenso Sadushi
Ditet e fundit, ai u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik që ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Si pasojë e dëmtimeve të rënda që pësoi, mjekët u detyruan t’i amputonin njërën këmbë për t’i shpëtuar jetën.
Ai ka kaluar shumë deri më tani dhe rruga e tij drejt shërimit sapo ka filluar. Në ditet javet në vazhdim do t’i nevojiten rehabilitim, terapi fizike, vizita të shumta mjekësore dhe një protezë për këmbën.
Ne kemi hapur këtë GoFundMe për të ndihmuar familjen e tij me shpenzimet mjekësore dhe kostot e rikuperimit, në mënyrë që ata të përqendrohen te shërimi i tij dhe jo te vështirësitë financiare.
cdo donacion, pavarësisht shumës, do të përdoret për shpenzimet mjekësore, rehabilitimin, protezën, trajtimet e nevojshme dhe çdo nevojë tjetër që lidhet me rikuperimin e tij. Nëse nuk keni mundësi të dhuroni, do t’ju ishim shumë mirënjohës nëse do ta shpërndanit këtë fushatë me familjarët dhe miqtë tuaj.
Faleminderit që gjetët kohë të lexoni kete histori dhe mbeshtetni familjen tonë në këtë periudhë të vështirë.
Ju falënderojmë pafund për çdo mbështetje.


