Te dashur miq,
Po ju drejtohemi me zemer te thyer, por me shprese te madhe.
Djali (nipi) ynë Lavdim Mavriqi (i lindur më 04.03.2015) është diagnostikuar me Leukemi Akute Mieloide - rrezik i lartë. Aktualisht ndodhet në gjendje te rëndë shëndetesore dhe ka nevojë urgjente per trajtim jashte vendit, pasi ky trajtim nuk mund te realizohet ne Kosovë.
Sipas dokumentacionit mjekësor, trajtimi në një qendër të specializuar hematologjike pediatrike jashte vendit kushton rreth 174,000 €, shume qe familja nuk ka mundesi ta perballoje e vetme.
Çdo dite eshte vendimtare për jetën e Lavdimit.
Çdo ndihmë, sado e vogël, eshtë shpresë për shërim.
Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje, shpërndarje dhe lutje.
Zoti ju bekofte!





