Main fundraiser photo

In Memory of Ruzhdi Zaga – Support for His Loving Family

Donation protected
Mbështetje për Familjen e Remzije Binaj Zaga pas Humbjes së Rëndë

Më 9 shkurt 2025, një shtyllë e komunitetit tonë, Ruzhdi Zaga, u nda papritur nga jeta, duke lënë pas bashkëshorten e tij, Remzije Binaj Zaga, dhe dy fëmijët e tyre. Ai ishte një djalë, bashkëshort, vëlla, axhë dhe baba i dashur. Zëri i tij i fuqishëm, e qeshura dhe energjia e tij e pashtershme preku jetën e shumë njerëzve. Mirësia e tij la gjurmë në shpirtin e secilit që e njihte. Ai kurrë nuk hezitoi të ndihmonte këdo që kishte nevojë. Besnikëria, dashuria dhe përkushtimi i tij ndaj familjes dhe miqve të tij ishte i pashembullt.

Ai i mbijetoi dy sulmeve në zemër në vjeshtën e vitit 2023 gjatë një pushimi në vendlindje. Mrekullisht, ai i kaloi të dyja dhe u kthye në shtëpi pranë bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve të tij. Tragjikisht, këtë herë nuk ndodhi e njëjta gjë.

Remzija është një luftëtare e palodhur për fëmijët e saj, motrat dhe vëllezërit, si dhe miqtë e saj. Ajo gjithmonë ka vendosur nevojat e të tjerëve përpara të sajave. Remzija është gjithashtu një mbijetuse e kancerit të gjirit, për të cilën jemi të gjithë mirënjohës.

Ruzhdija dhe Remzija ishin dy shpirtra binjakë. Marrëdhënia e tyre ishte plot dashuri, kujdes, harmoni dhe gëzim. Remzija e quante me përkëdheli bashkëshortin e saj “Z. I Mrekullueshëm”, dhe ai vërtet i tillë ishte. Ai ishte i mrekullueshëm për të, për familjen dhe për miqtë e tij. Gëzimi i tij më i madh ishin fëmijët, të cilët e donin thellësisht, fuqishëm dhe pa kushte. Ai ishte dhe gjithmonë do të mbetet busulla e tyre morale dhe drita e tyre udhëzuese.

Të gjitha fondet e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar Remzijen dhe fëmijët e saj në rindërtimin e jetës pas kësaj humbjeje tragjike. Nëse nuk keni mundësi të dhuroni, ju lutemi të luteni për shpirtin e Ruzhdi Zages dhe për familjen e tij.

Faleminderit për dashurinë, mbështetjen dhe mirësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shoqata “Ana Malit”

_________________________________________

Support for Remzije Binaj Zaga’s Family After Devastating Loss

On February 9, 2025, a pillar of our community, Ruzhdi Zaga, unexpectedly passed away, leaving behind his wife, Remzije Binaj Zaga, and their two children. He was a beloved son, husband, brother, uncle, and loving father. His booming voice, laughter, and unrelenting energy touched the lives of so many. His kindness imprinted on the souls of everyone who knew him. He never hesitated to lend a hand to a person in need. His faithfulness, love, and duty to his family and friends were unparalleled.

He survived consecutive heart attacks in the fall of 2023 while on vacation. Miraculously, he survived both and was able to return home to his wife, children, family, and friends. Tragically, this was not the case this year.

Remzije is a fierce champion for her children, her siblings, and her friends. She has always placed everyone’s needs before her own. Remzije is a breast cancer survivor, for which we are all grateful.

Ruzhdi and his wife Remzije were two peas in a pod. Their relationship was loving, caring, harmonious, and joyful. Remzije affectionately referred to her husband as Mr. Wonderful, and he most certainly was. He was wonderful to her, wonderful to his family, and wonderful to his friends. His greatest joy was his children, who loved him deeply, fiercely, and unconditionally. He was, and always will be, their moral compass and guiding light.

All funds raised will assist Remzije and her kids in rebuilding their lives after this tragic loss. If you are unable to donate, we ask for your prayers for Ruzhdi Zaga and his family.

Thank you for your love, support, and kindness during this difficult time.

Albanian American Association “Ana Malit”

Donations 

    Organizer and beneficiary

    Shoqata Ana Malit
    Organizer
    Staten Island, NY
    Remzije Zagovic
    Beneficiary

    Your easy, powerful, and trusted home for help

    • Easy

      Donate quickly and easily

    • Powerful

      Send help right to the people and causes you care about

    • Trusted

      Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee