- S
- J
- A
Të dashur miq,
Po ju drejtohemi për një ndihmë urgjente.
Dinora Jashari, një vajzë e vogël vetëm 8 vjeçe, po lufton për jetën. Ajo ka pësuar gjakderdhje në tru dhe ndodhet në gjendje kritike në kujdes intensiv në Prishtinë. Mjekët nuk po guxojnë ta operojnë këtu dhe kanë kërkuar transferim urgjent në Shqipëri, sepse çdo minutë është jetik.
Operacioni që mund t’ia shpëtojë jetën kushton rreth 32,500€, një shumë e papërballueshme për familjen. Fatkeqësisht, ndërhyrja nuk mund të kryhet pa u bërë pagesa paraprakisht.
Ju lutemi nga zemra, kushdo që ka mundësi të ndihmojë, qoftë edhe me një shumë të vogël – çdo kontribut mund të bëjë diferencën për Dinorën.
Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh sa më shumë.
Sot, Dinora ka nevojë për ne të gjithë.
Faleminderit pafund për mbështetjen tuaj ❤️
Te dashur miq,
Ju falenderojme nga zemra per mbeshtetjen dhe solidaritetin që keni
treguar për Dinoren permes apelit te hapur ne GoFundMe dhe
kontributeve te mbledhura në Kosov.
Falë jush, kemi arritur shumen e nevojshme per ndërhyrjen e saj. Ky
eshte nje lehtesim i madh për familjen tone dhe një shpresë e re per
Dinorën.
Sot eshte një ditë shumë e rendesishme, Dinora po i nënshtrohet
operacionit. Në këto momente, kemi me shume se kurrë nevojë për
lutjet dhe mendimet tuaja.
Ju lutemi, vazhdoni ta mbani Dinoren në lutjet tuaja.
Allahu ju rujt e ju dhëntë shëndet e bereqet secilit që ka marre pjesë.
Faleminderit pafund nga zemra ❤️
Me respekt,
Familia Jashari

