Ndihmoni Ridianën, vajzën tonë 8-vjeçare që po lufton për jetën në Stamboll
Emri i pacientes: Ridiana Kiqina
Vendbanimi: Drenas
Shuma që duhet: 85.500 €
Vendndodhja aktuale: Stamboll
Me zemër në dorë dhe me lot në sy po shkruaj këtë thirrje për ndihmë. Vajza jonë 8-vjeçare, Ridiana, është duke luftuar për jetën e saj për të tretën herë me germ cell tumor – një formë e rëndë e kancerit që është rikthyer sërish dhe tani është edhe më agresive se më parë.
Pavarësisht dy trajtimeve të mëparshme dhe shpresave tona të pafundme, analiza e fundit tregoi se sëmundja është rikthyer me rrezik të madh. Mjekët në Stamboll kërkojnë trajtim urgjent, por spitali nuk e ka pranuar ende për shkak të mungesës së pagesës së plotë prej 85.500 euro. Pa këtë shumë, trajtimi nuk mund të fillojë.
Ndërkohë, familja është detyruar të qëndrojë në një apartament në Stamboll, larg shtëpisë, pa asnjë garanci dhe nën një stres të pamasë. Çdo ditë që kalon është rrezik për jetën e Ridianës. Ajo është e lodhur, e dobët, por sytë e saj të vegjël ende mbajnë shpresë. Ajo pyet pse nuk mund të hyjë në spital, dhe ne nuk kemi përgjigje — vetëm dhimbje dhe frikë.
Ne si familje kemi bërë të gjithqka qe kemi mundur. Por shuma është shumë e madhe dhe e papërballueshme për ne.
Prandaj po ju drejtohemi juve.
Ju lutemi, na ndihmoni ta shpëtojmë Ridianën.
Çdo euro, çdo shpërndarje, çdo lutje është një hap drejt jetës së saj.
Asnjë fëmijë 8-vjeçar nuk meriton të vuajë kështu. Asnjë prind nuk meriton të dëgjojë se trajtimi i fëmijës së tij nuk mund të nisë sepse nuk ka para.
Me ndihmën tuaj, Ridiana mund të marrë trajtimin e domosdoshëm në kohë.
Me ndihmën tuaj, mund t’i japim shansin të jetojë!

