We are Brandon Forever 22 Legacy, a non-governmental organization (NGO) dedicated to bringing hope, compassion, and practical support to individuals and families facing life's greatest challenges. Our mission is simple: no one should have to fight for their health or future alone because of financial hardship.
Through this humanitarian campaign, we are standing beside Ms. File Bulku and her son, a family in desperate need of a safe place to call home. We believe that kindness, generosity, and solidarity have the power to transform lives. Every donation, no matter the amount, helps bring this family one step closer to safety and dignity, making you part of the Brandon Forever 22 Legacy family.
Ms. File urgently needs our help. In the heart of Tirana, the home of Ms. File Bulku is no longer a shelter, but a daily danger for her and her autistic son. She is asking for assistance to improve the living conditions of her home, as well as access to a day care center for her sick son.
A total of $85,000 is needed to put an end to the danger they face every day in their home and to ensure that her autistic son receives the treatment he needs.
Every donation, large or small, brings Ms. File and her son one step closer to safety, peace, and rebuilding their future.
Please donate today and help give Ms. File the chance to secure their home and her son's care. Together, we can be the strength that helps them stand again.
---
Ne jemi Brandon Forever 22 Legacy, një organizatë joqeveritare e përkushtuar ndaj mbështetjes, solidaritetit dhe rikthimit të shpresës për ata që përballen me sfidat më të vështira të jetës. Misioni ynë është që asnjë histori vuajtjeje të mos mbetet në harresë dhe asnjë betejë për shëndetin të mos humbet për shkak të pamundësisë financiare.
Sot, organizata jonë po ndërmerr këtë nismë humanitare për të mbështetur Zonjën File Bulku dhe djalin e saj, një familje që ka nevojë urgjente për siguri dhe dinjitet. Ne besojmë fort se me forcën e bashkimit dhe solidaritetit, mund t'u kthejmë atyre qetësinë dhe një të ardhme më të ndritur. Kushdo që kontribuon këtu, bëhet pjesë e familjes dhe misionit të Brandon Forever 22 Legacy për të ndryshuar jetë.
Zonja File ka nevojë për ndihmën tonë urgjente. Në zemër të Tiranës, shtëpia e zonjës File Bulku nuk është më strehë, por një rrezik i përditshëm për të dhe djalin e saj autik. Ajo kërkon ndihmë për rregullimin e kushteve të banesës, si dhe një qendër ditore për djalin e saj të sëmurë.
85,000 dollarë janë shuma e nevojshme për t’i dhënë fund rrezikut që i kanoset çdo ditë në shtëpinë e tyre dhe për t’i siguruar djalit autik trajtimin që i duhet.
Çdo dhurim, sado i madh apo i vogël, e sjell zonjën File dhe djalin e saj një hap më afër sigurisë dhe rindërtimit të së ardhmes së tyre.
Ju lutemi dhuroni sot dhe ndihmoni që t'i japim zonjës File mundësinë për të rregulluar shtëpinë dhe për të siguruar trajtimin e djalit. Së bashku, ne mund të bëhemi forca që i ndihmon ata të ngrihen sërish.
