Për të mbrojtur privatësinë e një nëne që është viktimë e abuzimit seksual dhe privatësinë e fëmijës së saj, kam zgjedhur të përdor vetëm inicialin e saj në këtë fushatë. Historia e saj është raportuar nga mediat shqiptare dhe dokumentet gjyqësore që e mbështesin atë janë të disponueshme dhe mund të paraqiten privatisht nëse kërkohet verifikim.
Nuk e kisha menduar kurrë se do të më duhej t’u kërkoja ndihmë , por sot po e bëj për një nënë që, pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, vazhdon të luftojë për t’i dhënë fëmijës së saj një jetë më të mirë.
Për 16 vite ajo ishte viktimë e abuzimit seksual nga babai i saj. Pas shumë vitesh frike dhe heshtjeje, më në fund gjeti forcën ta denonconte. Ai u dënua nga gjykata, por asnjë vendim nuk mund t’i kthejë fëmijërinë, qetësinë dhe ndjenjën e sigurisë që i janë marrë.
Sot ajo është një nënë e përkushtuar. Gjithçka që dëshiron është t’i sigurojë fëmijës së saj një jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që ajo vetë përjetoi – një jetë me dashuri, siguri, stabilitet dhe shpresë.
Për shkak të vështirësive ekonomike, ajo nuk ka mundësi t’i sigurojë fëmijës së saj një shtëpi të sigurt dhe të përhershme. Nuk po kërkohet luks apo pasuri. Po kërkohet vetëm mundësia për të ndërtuar një vend ku ajo dhe fëmija i saj të jetojnë të sigurt dhe të kenë mundësinë për një fillim të ri.
Çdo donacion, sado i vogël, do ta afrojë një hap më pranë këtij qëllimi. Nëse nuk keni mundësi të kontribuoni, edhe shpërndarja e kësaj historie do të thotë shumë.
Të gjitha fondet e mbledhura do të përdoren vetëm për të siguruar një shtëpi të sigurt dhe të përhershme për të dhe fëmijën e saj.
Faleminderit që gjetët kohë të lexoni historinë e saj dhe për çdo mbështetje që mund t’i jepni.
Zoti ju bekoftë për mirësinë dhe bujarinë tuaj.
To protect the privacy of a mother who is a survivor of sexual abuse and the privacy of her child, I have chosen to use only her initials in this fundraiser. Her story has been reported by the Albanian media, and the court documents supporting it are available and can be provided privately if verification is required.
I never imagined I would have to ask for help, but today I am doing it for a mother who, despite everything she has endured, continues to fight every day to give her child a better life.
For 16 years, she was the victim of sexual abuse by her own father. After many years of living in fear and silence, she finally found the strength to report him. He was convicted by the court, but no verdict can ever give her back the childhood, peace, and sense of safety that were taken from her.
Today, she is a devoted mother. Her greatest wish is to give her child a life completely different from the one she experienced herself—a life filled with love, safety, stability, and hope.
Due to financial hardship, she is unable to provide her child with the safe and permanent home they deserve. She is not asking for luxury or wealth. She is simply asking for the opportunity to build a safe place where she and her child can live without fear and have the chance for a fresh start.
Every donation, no matter how small, brings her one step closer to that goal. If you are unable to donate, simply sharing her story would mean the world to us.
All funds raised will be used solely to help provide a safe and permanent home for her and her child.
Thank you for taking the time to read her story and for any support you are able to offer.
May God bless you for your kindness and generosity.






