Help Gjuri

  • A
  • K
  • L
76 donors
0% complete

£1,606 raised of 

Help Gjuri

Donation protected
Një histori e dhimbshme vjen nga një aytetar shaiptar, i cili prej dy dekadash perballet çdo dite me pasojat e nje aksidenti që i ndryshoi jeten pergjithmonë. Gjuri Dervishi rrëfen se 20 vite më parë pësoi nje goditje te forte ne koke, nje traume që në ate kohë nuk mori trajtimin e duhur mjekësor. 

Sot, pasojat janë të renda dhe të përditshme. Ai jeton me probleme serioze në sistemin nervor, vështirësi ne ecje dhe çrregullime ne te folur, duke e béré çdo dite nje sfide te vertete. Levizjet e tij jane te kufizuara dhe komunikimi shpesh bëhet i veshtire, duke e izoluar edhe më shume nga jeta normale. 

Por pertej dhimbjes fizike, Gjuriu perballet edhe me nje tjeter barre te rende: pamundesine ekonomike per te perballuar trajtimin. Ilaçet qe i nevojiten jane te kushtueshme dhe te paarritshme per të, ndersa gjendja e tij kërkon kujdes te vazhdueshëm.

Ne keté situate te veshtire, ai u drejtohet me nje apel te ndjere te gjithe shqiptareve, duke kerkuar ndihme per te siguruar medikamentet që i duhen për te jetuar me më pak dhimbje dhe me shume dinjitet. 

"Ju lutem, më ndihmoni... çdo kontribut, sado i vogël, per mua eshtë një shpresë," eshte mesazhi i tij i thjeshte, por gë mbart një peshë te madhe. 

Rasti i Gjuri Dervishit eshtë një kujtesë e fortë se pas çdo historie ka një njeri që lufton në heshtje, duke pritur nje dorë solidariteti. Në një kohë kur shpesh harrojmë fuqinë e ndihmës së perbashket, historia e tij vjen si nje thirrje për humanizem.



Organiser

Murat Cani
Organiser
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help directly to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee