- E
- R

HELP BUKOWSKI TO STAY OPEN!
0% complete
€1,263 raised of €8K
22 donations
Sic e dini shume prej jush, une disponoj “Bukowski Bar” ne Gjirokaster! Nje bar qe mjafton qe te shihni ne Google, per te kuptuar reputacionin edhe rendesine e tij ne pjesen muzeale te Pazarit te Gjirokastres. Se bashku me Teo-n, kamarierin elite te Bukowskit qe nuk me braktisi asnje moment, arritem te krijonim nje prezantim te bukur e te kendshem edhe ne sherbim edhe cilesi, ne ato pak produkte e pije qe ne ofrojme!
Por si çdo biznes i ri dhe sidomos ne nje vend te tille ku je i rrethuar nga njerez qe abuzojne me fuqine ekonomike ose politike qe kane, ti je ai peshku i vogel qe vuan e paguan pasojat qe nuk te perkasin.
Mu deshen 4 vite qe ta ngre e ta bej te njohur Bukowskin, dhe tani mund ta them me krenari qe ja kam dale ta bej te njohur. Por kjo me pati nje kosto shume te madhe. Nje investim i bashkangjitur Bukowskit kete sezon, qe per shkak te turizmit shume te kufizuar kete vit, me coji ne nje grope ekonomike dhe aktualisht ne falimentim.
Shume miq me kane sygjeruar prej dy muajsh qe te hap nje goo found “Shpetoni Bukowskin”!
Pak qesharake e? Tingellon si i famshmi liber”Shpetoni ushtarin Rajan”!
Nuk e kam bere per dy arsye:
1) jam munduar e kam shpresuar keto dy muaj se do arrija te beja ato pagesa. Por keto muaj ishin akoma me vrastare.
2) te jem i sinqerte, kjo menyre mua me duket si lypje, dhe lypje eshte. Por ne varesi te kauzes qe perfaqeson, besoj se klasifikohet e ndahet lypja ne ndihme.
E di qe shume do me gjykojne. Sinqerisht nuk me plas fare per kete. Aty eshte femija im qe po pret te shpetohet, dhe une do e shpetoj.Se Bukowskin e kam krijuar e ndertuar me keto dy duar e me grimcat e mendjes e shpirtit tim, ne cdo milimeter te tij jashte e brenda njesoj si Xhepeto krijoji Pinokun dhe ai i tha BABA!
Kam vene shpirtin dhe cdo kursim te jetes sime ne emigracion brenda. Dhe disa borxhe madje nga miq.
Dhe ketu nuk ka asnje qindarke nga leke te bera me pune te pandershme e pa djerse.
Por nuk e di. Halli te çon ne dere te hasmit thone! Po e vertetoj.
Fundi i gjithe kesaj historie qe me dhemb shume, eshte se per te shpetuar dhe çuar perpara Bukowskin, me duhen 8000€!
Ne te kundert, ate qe ne keto 4 vite e krijova me kaq mund, sakrifice dhe lufte REALE me ata qe hedhin balte mbi sakrificat edhe deshiren time dhe cdo njeriu te paster per te pasur nje gje ndryshe ne kete qytet, do filloj ta çmontoj ne dt 31 te ketij muaji dhe do e pranoj humbjen e kesaj beteje!
Nuk di se per çfare te me vije me shume turp, per kete njoftim qe u detyrova te bej, apo per njoftimin pas 2 javesh ku do lajmeroj qe u dorezova dhe do e mbyll perfundimisht Bukowskin!
Me shume nuk kam çfare te them. Madje dhe kaq mendoj se shkrova shume dhe ndoshta u trashet duke me lexuar, por pas shume keshillave prej miqsh, vendosa qe ta hap kete goo found.
Kam 16 dite kohe.
Ju falenderoj kedo qe do mund te me ndihmoje sadopak, dhe kedo qe nuk e ka mundesine ta beje.
Faleminderit edhe qe me lexuat deri ne fund!
Iliri!





