Elderly woman battling late-stage cancer and paralysis. She can no longer walk or care for herself, and every day is a struggle just to manage her basic needs. On top of that, her husband is also elderly and in declining health, and their only son suffers from serious medical complications of his own.
The country she lives in does not have access to the treatment she urgently needs. Her condition requires medications and cancer care that must be brought in from abroad — something that’s incredibly expensive and beyond what their family can manage alone.
We are asking for help so we can cover the cost of her medication, transportation, daily care, and basic medical supplies. Every donation, no matter how small, makes a difference in her comfort, dignity, and survival.
If you are able to support us, thank you from the bottom of our hearts. God bless you.
KËRKESË PËR NDIHMË
Të dashur vëllezër e motra malësorë dhe gjithë ju të tjerët që do të ju qëllojë ta lexoni këtë shkresë timen,
Quhem Hana Lulgjuraj, një bijë prej Drumeve të Hotit nga vëllaznia Gjonaj dhe e martuar në Lulgjuraj, nënë e fëmijve dhe me vendbanim në Malsi
Për faktin se jetojmë një jetë përplotë vështirësi ekonomike, në një lagje që disa prej jush e kini të njohur, nuk më kishte shkuar mëndja kurrë të ju drejtohem për çfarëdo ndihme.
Mirëpo, shpeshherë e keqja dhe ligështia mësyjnë pikërisht aty ku pëni është më i hollë, siç më kishte ndodhur mua personalisht, apo familjes sime, me mua.
Në fakt, unë tash disa vite po jetoj e po luftoj për jetën time kundër një sëmundjeje shumë të rëndë, sëmundjes së kancerit. Atëherë, kjo nevojë përtë jetuar dhe për të mos iu dorëzuar të keqes që ka sulmuar trupin tim, po më shtyn të mos jam aspak modeste siç e mendoja natyrën time deri vonë.
Serioziteti i sëmundjes më ka shtyrë për të kërkuar ndihmë jashtë kufijve të Malit të Zi, pra në Beograd. Aty u jam nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, mbase sëmundja nuk kishte mbetur në zonën fillestare, por qe përhapur edhe në zona tjera të trupit.
Aktualisht, është edhe një situatë shtesë e rëndë ku të gjitha medikamentet nuk ti sigurojnë institucionet shëndetsore të Malit të Zi, por disa sosh të grupit të kimoterapisë e imunoterapisë duhet t'i gjej dhe t'i paguaj unë, nga xhepi.
Dhe siç e thash ma parë, dëshira për të jetuar qenka më e madhe sesa çdogjë tjetër, ndaj dorëzimi po më duket shënjë dobësie.
Unë do ta vlerësoj për së tepërmi bujarinë tuaj, dhe për mua do të jetë me rëndësi jetike çdo cent i dhuruar për shëndetin tim.
Uroj që jetët tuaja të lulëzojnë nga lumturia dhe të mos i trazojë asgjë e keqe, siç më ndodhi mua. Megjithatë, gjithëkush qenka birë i fatit të vet!
U falenderoj nga zemra dhe u mbetem përjetë mirënjohëse.
Me shumë respekt dhe vlerësim
Hana Lulgjuraj
Organizer
Marash Cacaj
Organizer
Charter Township of Clinton, MI