Grupet e para, nismëtarët e UÇK

Grupet e para, nismëtarët e UÇK campaign photo, 1 of 2Grupet e para, nismëtarët e UÇK campaign photo, 1 of 2

  • D
  • A
289 donors
0% complete

$26,080 raised of $30K

Grupet e para, nismëtarët e UÇK

Në këtë repart që ndodhet në zonën e Surrelit, fare afër Tiranës, në vjeshtën e vitit 1991, zbritën grupet e para nga Kosova që u stërvitën nga oficerët e ushtrisë shqiptare. U stërvitën dy grupe, mes të cilëve emra legjendarë të luftës shqiptare në Kosovë, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çekaj, Ilaz Kodra, Ahmet Hoxha e me rradhë. Në këtë vend pranë rrugës kryesore që të çon sipërmi për në malin e Dajtit nuk ka sot asnjë memorial, asgjë që të përkujtojë se këtu u stërvitën disa ndër figurat më të njohura të fillesës së luftës së armatosur. Qëllimi është ndertimi i një memoriali të denjë që mund të vizitohet nga të gjithë dhe i cili do të përkujtojë këto grupe, por edhe oficerët shqiptarë që i stërvitën, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më. Të nderojmë figurat tona Kombëtare denjësisht ! Ata sakrifikuan jetën, ne duhet t’u japim nderimin që u takon!

Në pak javë do të jetë gati shtatorja e mbretëreshës Teuta mbi tre metra e lartë në bronz. Kallupi në argjil ka përfunduar dhe po punohet me detajet që vendosja të bëhet për festat e nëntorit. Do të jetë thjesht madhështore. Projekti është që bashkë me të për festa të inagurohet edhe ky memorial për bazën e parë ku janë stërvitur grupet e para nismëtare të UÇK së mëpasshme.

Organizer

Marin Mema
Organizer
New Rochelle, NY

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee